Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha theksoi se pensionistët janë të papërfaqësuar në mënyrën më të keqe dhe përballen çdo ditë me mjerim, duke shtuar se janë shtresa më e nevojshme që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkrahje.
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e pensionistëve shqiptarë, duke e cilësuar sjelljen ndaj tyre si një dëshmi të çnjerëzisë së shtetit. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se pensionistët janë të papërfaqësuar në mënyrën më të keqe dhe përballen çdo ditë me mjerim, duke shtuar se janë shtresa më e nevojshme që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkrahje.
Më tej Berisha prezantoi disa masa konkrete që do të ndërmarrë Partia Demokratike për të lehtësuar jetesën e pensionistëve, përfshirë vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për pensionistët që marrin më pak se kaq dhe ofrimin e një karte të konsumatorit që do të lehtësojë shpenzimet e pensionistëve.
"Sjellja ndaj pensionistëve është dëshmi e njerëzisë apo çnjerëzisë së shtetit ndaj shqiptarëve. Pasi ata sot janë pa diskutim shtresa më në nevojë që përballen me dhimbjet e përditshme dhe jo pak prej tyre, qajnë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi. Në takimin që pata sot me ta, përfaqësuesit e shoqatave të tyre shumë serioze, ata vlerësuan realisht programin e PD për vendosjen e minimumit jetik 200 euro që është interesi më i madh i mbi 520 mijë pensionistëve, të cilët marrin që të gjithë nën 200 euro. Vlerësuan kartën e konsumatorit, edhe ajo si lehtësim real. Por bënë edhe sugjerime të tjera të drejta. Dhe unë u premtoj sot pensionistëve shqiptarë se të gjitha padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve marrin fund brenda 3 muajve të parë të qeverisjes së PD.
Qytetarët duhet ta dinë se në ligjet për pensionet ka absurditete, ka mohime kontributesh, ka arbitraritete. Ta zëmë, në ligjin e kohës, punëtori në kooperativë fillonte punën në moshën 14-vjeçare, kurse në ndërmarrjen shtetërore, në moshën 15-vjeçare. Edi Rama ka shpallur si vit të fillimit të punës moshën 18-vjeçare, duke u mohuar në këtë mënyrë 3 dhe 4 vite, qindra e mijëra pensionistëve. Unë dhashë këtu vetëm një shembull të absurditeteve ligjore që këta kanë vendosur. Tani rikthehemi për një moment tek gropa që thotë Edi Rama te fondi i pensioneve. Autori më i madh në gropën e pensioneve është Edi Rama, jo vetëm me largimin masiv e punëtorëve dhe të rinjve nga Shqipëria, por me mospagesën e kontributeve shoqërore për punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike. Kjo është e padëgjuar ndonjëherë, që shteti nuk paguan sigurimet shoqërore për punonjësit e tij. Pra, shteti mban në zi punonjësit e tij.
Pra, administrata shtetërore është një piramidë informaliteti. Dhe kjo merr fund. Kjo nuk ka ekzistuar. Unë garantoj që do jetë i hekurt ligji, që njëkohësisht me disbursimin e pagave do të disbursohen sigurimet për çdo punonjës në mënyrë të prerë dhe të padiskutueshme. Pensionistët dhanë ide të tjera, propozime të tjera shumë të arsyeshme. Ata kërkuan që shteti të shmangë nga detyrimi fiskal të ardhurat që ata krijojnë pas daljes në pension, pagat që marrin pas daljes në pension, dhe kjo do të ndodhë. Mora përsipër që pensionistët nuk do paguajnë sigurime apo taksa të tjera për pagën. Pensionistët kërkojnë jo udhëtim falas, por me gjysëm çmimi, dhe unë u premtoj atyre udhëtim me gjysmë çmimi në të gjithë Shqipërinë. Është bërë e paimagjinueshme, sot me linjat ajrore shkon më lirë Tiranë-Berlin se sa Tiranë-Vlorë me autobus apo me taksi. Pensionistët me letërnjoftimin që dëshmon moshën, do kenë bileta të përgjysmuara.
Pensionistët do kenë të drejtë të analizave bazë, falas çdo 6 muaj. Falas! Ju e dini, check-upi Rama-Nushi i përjashton pensionistët. Kushton 60 milionë euro, ndahen së bashku mes Edi Ramës dhe Vilma Nushit dhe i përjashtojnë pensionistët. Check-upi do anulohet menjëherë dhe pensionistëve do u njihet e drejta e analizave falas dy herë në vit. Pensionistët kërkojnë gjithashtu organizime kulturore në grupe, brenda vendit mundësisht, por ndonjëherë edhe në vendet përreth. Ministria do ketë të gjithë fondet dhe buxhetin për një trajtim sa më dinjitoz të pensionistëve. Pra, unë mund të them se ky ishte një takim shumë i frytshëm. Shoqata e pensionistëve raportoi se në rast se qeveria që po ikën, do të kishte ndjekur trendin e qeverisë së mëparshme në rritjen e pensioneve, sot pensioni mesatar do ishte 210 euro.
Po imagjinoni ju në qoftë se marrim parasysh dyfishimin e çmimeve, ai duhej të ishte së paku 260 euro, dhe është 170 euro. Pra, është një situatë të cilën Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr përsipër ta ndryshojë me shpejtësi. Dhe konsideron vërtet kjo është një faturë sociale, nuk mohohet, por konservatorizmi nuk injoron kurrë dimensionin e dhembshurisë njerëzore, e ka në moralin e tij. Ndaj dhe ne jemi kaq të fokusuar në paketën e dhembshurisë dhe përditësimin e saj," tha Berisha.
Erion Veliaj dhe Arber Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion nd...
Erion Veliaj dhe Maks Haxhia TIRANË- Përgjime të reja janë publikuar në lidhje me urdhërat që kryebashkiaku Erion Veliaj...
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka propozuar qeverisë së Kosovës të heqë tarifën ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në eventin e sotëm ku zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët tha se do të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqëri...
Gentian Sula TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është nën hetim ...
Oliver Ropke TIRANA- Presidenti i EESC Oliver Ropke, mori pjesë sot në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkë...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërt...