LIVE UPDATES
Politike

‘Precedent i rrezikshëm’/ BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia që administron infrastrukturën digjitale shtetërore nuk do të kryejë më prokurime dhe lidhje të kontratave për mirëmbajtjen e platformave – duke ia transferuar këtë detyrë një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

16 Shkurt 2026, 20:42 Nga I.A

‘Precedent i rrezikshëm’/ BIRN: Drafti për tenderat e

TIRANË- Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia që administron infrastrukturën digjitale shtetërore nuk do të kryejë më prokurime dhe lidhje të kontratave për mirëmbajtjen e platformave – duke ia transferuar këtë detyrë një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin dhe e konsideruan atë si të nxitur nga hetimet e bujshme të Prokurorisë së Posaçme, që zbuluan ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye të AKSHI, i akuzuar se kontrollonte tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit, ku mes të akuzuarve gjenden biznesmeni kontrovers, Ergys Agasi dhe drejtoresha jetëgjatë e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Opozita po ashtu ngriti pikëpyetje mbi sigurinë e të dhënave sensitive që menaxhon agjencia, shqetësime që në një formë më butë, u artikuluan edhe nga deputetët socialistë.

“Nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë?” pyeti deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, duke kërkuar që para se tenderat të kalojnë në kompani me pjesëmarrje private, duhet transparencë për menaxhimin e tyre ndër vite.

Po ashtu, ajo ngriti si shqetësin garantimin e sigurisë së të dhënave sensitive nga kalimi i infrastrukturës kritike digjitale, databazat, sistemet shtetërore, rrjetet e komunikimit në menaxhimin e privatëve.

“Kjo përbën një precedent të rrezikshëm,” tha Tabaku, duke shtuar se nisma bie në kundërshtim dhe me procesin e integrimit europian dhe standardet e menaxhimit të infrastrukturave kritike në vendet e BE-së.

Edhe në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, projektligji u prit me të njëjtat shqetësime.

“Ka shumë pikëpyetje të mëdha që ka të bëjë me Sigurinë Kombëtare, sepse hetimet treguan se  persona të lidhur me krimin e organizuar kanë akses në të dhënat sensitive apo aplikimi i këtij modeli sjell më pak telashe?”- iu drejtua tha deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri në këtë komision.

Ai po ashtu kërkoi sqarim nga qeveria se si do të përcaktohej kompania private që do të bëhej aksionere, pasi dispozitat e reja nuk parashikonin nëse do të zgjidhej me garë apo në mënyrë preferenciale.

Shqetësimin e mbrojtjes së të dhënave e ndanë dhe deputetë socialistë në të dy komisionet.

Deputeti Ilir Pendavinji ngriti pyetje nëse ky model ka ndonjë problem me cënimin e rolit të AKSHI-it, nëse është një formë privatizimi i sistemeve shtetërore dhe si garantohet kontrolli financiar dhe transparenca e shoqërisë aksionere që do të menaxhojë këto sisteme.

Ndryshimet e propozuara nga deputeti Malaj mbërritën në Kuvend me mbështetjen dhe konsultimin paraprak të AKSHI-it dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, siç u pranua në komision nga përfaqësues të këtyre institucioneve.

Malaj tha se ndryshimi i ligjit vinte si nevojë e zhvillimit teknologjik dhe sfida e re është mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemeve dhe platformave. Ai tha se pronarët e tyre do të vijojnë të jenë institucionet publike dhe se ndryshimet nuk cënonin sigurinë e të dhënave dhe as nuk prekin kompetencat e AKSH-it.

“Ka ndarje funksionesh, shoqëria ka operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin,” tha Malaj.

Shqetësimet në lidhje me hetimet për abuzim me tenderat, sipas Malajt, ishin legjitime, por kishin të bënin me një dimension tjetër, atë të përgjegjësive individuale penale.

Praktika e ndryshimeve të diskutueshme ligjore përmes propozimeve të deputetëve socialistë nuk është e re dhe është aplikuar disa herë gjatë legjislaturës së kaluar. Njëkohësisht, mazhoranca socialiste po shkon së fundmi drejt menaxhimit me shoqëri aksionere publike dhe private në disa sektorë të ndjeshëm, përfshi edhe atë të mbrojtjes.

Në dispozitat e reja, AKSHI-it i njihen vetëm ushtrimi i funksione të natyrës: standardizuese teknike, arkitekturore të sistemeve dhe të mbështetjes teknike dhe monitorimit të sistemeve të qeverisjes elektronike.

Ndërkohë, sistemet, platformat ose infrastruktura e Teknologjisë së Informacionit do të kalojnë, sipas nismës, “në administrim të shoqërive operatore TIK për qëllime zhvillimi, operimi ose mirëmbajtjeje”.

Institucionet publike përfituese do të paguajnë shoqëritë operatore TIK në bazë kontratash shërbimi për shërbimet e mirëmbajtjeve të sistemeve të tyre.

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe disa personave të tjerë./Reporter.al

akshi birn

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!