29 Gusht 2022, 12:05
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të hetojë në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Në një deklaratë për shtyp, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Sipas Berishës, porti i Durrësit është afera korruptive më gjigante në Europë. Kreu i PD-së shton se dëmi është i pallogaritshëm, sepse me këtë lëvizje, sipas tij, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipa Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.
“Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durrësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire. Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij. Defakto po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 milionë metër katror truall për ndërtime, baras kjo me rreth 3 miliardë euro.
Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike. Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh. Atje prapa tij qëndron Aleksandër Vuçiç, këtu qëndron Edi Rama.
Dëmi është i pallogaritshëm, sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano. Po të kemi parasysh që ky ndërtim kërkon të paktën 1 dekadë për tu kompletuar, po të kemi parasysh postimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave për në Shqipëri, nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Pra një gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë. Me këtë rast denoncoj edhe njëherë publikisht këtë aferë korruptive të përmasave të papara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I bëj thirrje BE-së për të ndaluar këtë aferë korruptive dhe të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet, port strategjik kryesor i Shqipërisë, i rajonit dhe BE-së në rajon,”- tha Berisha ndër të tjera.
Pak javë më parë, në Tiranë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar. Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.
sali berisha porti i durresit
Politike
29 Gusht 2022, 12:03
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar për abetaren e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Rama thotë...
Politike
29 Gusht 2022, 11:48
F.M
Deklaratë e Partisë Demokratike, Lushnjë, kryetari i Degës, Eduard Sharka
Deklaratë e Partisë Demokratike, Lushnjë, krye...
Politike
29 Gusht 2022, 11:45
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ditën e sotme do nisin trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, Shqipë...
Politike
29 Gusht 2022, 11:34
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ja bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq nj&eum...
Politike
28 Gusht 2022, 23:31
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të druve. Në n...
Politike
28 Gusht 2022, 22:10
F.M
Rusët dhe Edi Rama
TIRANË- Imagjinata në Shqipëri ka kapërcyer nga skenari i spiunazhit nga rusët në Gramsh në at&e...
Politike
28 Gusht 2022, 18:06
F.M
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
VLORË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë vend...
Politike
28 Gusht 2022, 15:56
e.k
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ditën e sotme në lidhj...
Politike
28 Gusht 2022, 15:08
e.k
Pamje nga puna për ndërtimin e aksit kombëtarLevan-Tepelenë
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndër...
Politike
28 Gusht 2022, 12:36
e.k
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar edhe një herë shkrirjen e Bordit t&eum...