Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor. Osmani i bëri këto deklarata gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
“Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.
Osmani bëri thirrje për angazhim në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, duke “dënuar ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar”.
“Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës”, u tha në njoftim.
Dy ditë më parë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet e 12 tetorit, përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.
Kurti deklaroi se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.
“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.
Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për këto veprime.
Gjatë fundjavës, Vuçiq deklaroi për mediat serbe se “ne do t’i hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”.
“Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për të”, tha Vuçiq.
Vuçiq, por edhe zyrtarë të tjerë në Serbi, po ashtu kanë bërë thirrje që serbët në Kosovë të votojnë Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lista Serbe pritet ta rimarrë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, por edhe disa iniciativa qytetare.
Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.
Me kërkesën e Listës Serbe, serbët në këto komuna bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në vitin pasues, serbët bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e këtyre kryetarëve. Serbia ndan të ardhura nga buxheti shtetëror për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Këtu përfshihen paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare./REL
Jozefina Topalli, Edi Rama TIRANË- Familja Shkambi nuk është hera e parë që përmendet pas ekzekutimit të gjyqtarit ...
Bajram Begaj TIRANA- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte 9 nëntorin si datën e zgjedhj...
Foto ilustruese TIRANA- Një mesazh i dërguar nga Partia Socialiste drejt strukturave të brendshme, ka nxitur dyshimet që kjo parti kish...
Florjan Binaj TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar ve...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish për tragjedinë e ndodhur në Gjykat&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekreti...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të ...
pamje nga takimi BERLIN- Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republi...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjed...