LIVE UPDATES
Politike

"Vrasja në Apel, akti i rëndë"/ Ministrja e Brendshme, Koçiu: Do të rishikohen masat e sigurisë në Gjykata

Ajo theksoi gjithashtu se Policia reagoi në kohë, arrestoi autorin dhe po bashkëpunon me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndër të tjera Koçiu nënvizon se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikohen masat e sigurisë në

9 Tetor 2025, 17:02 Nga E. D
"Vrasja në Apel, akti i rëndë"/ Ministrja e Brendshme,
Albana Koçiu 

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish për tragjedinë e ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Koçiu e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe dënoi me forcë aktin. Ajo theksoi gjithashtu se Policia reagoi në kohë, arrestoi autorin dhe po bashkëpunon me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndër të tjera Koçiu nënvizon se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikohen masat e sigurisë në gjykata.

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk duhej të ndodhte! Nga kjo sallë, dënoj përsëri me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.

Duke u ndalur tek ngjarja, siç jeni bërë me dije, përmes komunikimeve të detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan në kohë. Autori u ndalua, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Brenda pak orësh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e këtij krimi. Jam e bindur se autori do të përballet me forcën e plotë të ligjit!

Ajo që dua të theksoj, është se ky akt nuk mundet të shërbejë për të përçuar pasiguri apo për të zhbërë besimin e njerëzve tek drejtësia dhe institucionet e sigurisë. Përkundrazi, kjo ngjarje duhet të na shtyjë të gjithëve ne, brenda e jashtë kësaj salle, të reflektojmë dhe të veprojmë më shpejt për të forcuar mbrojtjen e sistemit gjyqësor, në ato pika ku konstatohen dobësi.

Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtesisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. Në përfundim, do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë; Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune.

Aktualisht, dua të sqaroj opinionin publik se në përputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republikës ruan dhe mbron gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona.

Jemi absolutisht të angazhuar që të rishikojmë kornizën e mbrojtjes vetjake të ofruar deri tani për t’a fuqizuar edhe më tej paprekshmërinë dhe sigurinë në detyrë të magjistratëve. Në këtë rrugë, do të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri dhe bindje të palëkundur që na ka shoqëruar edhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të bërjes realitet të reformës më të thellë dhe më transformuese në historinë e shtetit shqiptar.

Reforma në drejtësi është ajo reformë që i ka dhënë fund kohës së të paprekshmëve nga ligji. I ka dhënë fund dy standarteve në aksesin ndaj drejtësisë. Procesi i vetingut udhëhoqi transformimin historik të figurës së gjykatësit dhe prokurorit, që sot është një figurë e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale.

Produktet më të qarta të punës sonë janë institucionet e reja, të cilat së bashku me Policinë e Shtetit, sipas të gjithë anketimeve të pavarura, janë ato që gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve. Në realizimin e reformës në drejtësi, kjo qeveri ka treguar një vullnet të hekurt dhe të panegociueshëm. Do të tregojmë përsëri të njëjtin vullnet, për përsosjen e mëtejshme të sistemit dhe rritjen e standarteve të sigurisë.

Ky është momenti jo për të treguar dobësi, as për të negociuar, por për të demonstruar të gjithë forcën dhe seriozitetin e shtetit shqiptar! E fundit, por e diktuar nga narrativa politike që fatkeqësisht ka shoqëruar këtë ngjarje nga kampi i opozitës, dua të distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen.

Jeta e çdo njeriu, aq më tepër e një shërbëtori të drejtësisë të rënë në krye të detyrës nuk mund të përdoret për kapital apo interesa të ngushta politike. Sot nuk është koha për të drejtuar gishtin apo për të kërkuar fajtorë politikë.

Është koha për bashkëpunim institucional mes të gjitha pushteteve dhe aktorëve përgjegjës, për të analizuar me përgjegjësi çdo hallkë të sistemit dhe për të ndërtuar masa konkrete që garantojnë sigurinë dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve në të gjithë vendin. Faleminderit!”/Dosja.al

albana koçiu 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet