LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi Berishën dhe 3 deputetë të PD, Noka: I keni bërë llogaritë gabim

•Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi për ditë, Sali Berishën dhe Flamur Nokën, ndërsa për 5 ditë Edi Palokën e Belind Këlliçit. •Noka u shpreh se regjimi i tanishëm është i kalbur dhe se ora e revolucionit po vjen. •Këlliçi tha se po kërkohej përjashtimi i tij për shkelje të etikës ndërkohë që nuk kishte folur fare gjatë seancës plenare. Ai theksoi se të nesërmen opozita do të mbante sërish protestë para Kuvendit •Maxhoranca kërkoi përjashtimin e tyre me 10 ditë pas përplasjeve të ndodhur në seancën plenare të 13 shkurtit. •Ndërkohë që Opozita protestonte jashtë Kuvendit, Berisha dhe deputetët bllokuan foltoren e u përplasën me socialistët. •Opozita është shprehur se do të mbajë një tjetër protestë në seancën plenare që pritet të zhvillohet nesër, në orën 10:00.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Bilbilit i kam rëndë dhe unë'/ Korreshi: Vendimi është absurd, Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet nga fjalët e Ramës

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi e ka cilësuar "absurd" vendimin e Kuvendit për të përjashtuar 4 deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nga seancat plenare. Për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, ai u shpreh se s'mund të përjashtohen deputetët vetëm se kanë përdorur fjalët "orgji" dhe "McGonigal" pasi Rama përdor fjalë shumë herë më të rënda në parlament.

"Sekretariat turpi, sekretariat palaço. Mori vendim absurd për përjashtimi me 10 ditë të zotit Berisha dhe Noka dhe 5 ditë për zotin Paloka dhe zotin Këlliçi. Te materialet për Berishën kishin një video skandaloze të marrë nga facebooku i tij kur ai përmendte vetëm një fjalë "orgji McGonigal". U thashë hapni fjalorin se çfarë do të thotë fjala orgji. Këta e kanë mendjen te e keqja. Nuk do të thotë asgjë më tepër se festa që bëhej për nder të Perëndisë Dionis. Kaq thotë fjalori shqip. Në atë seancë deputetu Berisha fillimisht është provokuar nga një deklaratë absurde nga Denaj ku i kërkonte komisionit të Etikës përjashtimin e tij. Video nuk tregon fare nëse Berisha është apo jo në ambjentet e parlamentit. Video nuk ka as ambjente parlamenti, as orar.

Nëse për togfjalëshin "orgji McGonigal" mund të dalin të gjithë, për atë çfarë ka thënë Edi Rama dhe gjithë të tjerët ai parlament duhet mbyllur dhe duhet hapur pas 100 vitesh. Së dyti për zotin Noka, i ka fryrë bilbilit. PS ka hyrë me daulle në parlamentin shqiptar. Këlliçi paska marrë mjete dhune, sëpatë dhe hanxhar janë mjete dhune, por doli që ishte stativ dhe ja ulën me 5 ditë. Me çfarë sysh e panë, me xham apo pa xham? Paloka vetëm se ka kaluar nga foltorja dhe ka shkuar në banjo. Këtu nuk ngrihesh dot në këmbë se merr karton të kuq. Shteti si duket ka mbetur pa lekë, atje ku është fshehur Rama i duhen lekë dhe hajt t'ua heqim deputetëve, të heqim zërin opozitar. Po të heqim nja 20 deputetë vjen Rama në Kuvend.Po na dhunohet fjala e lirë.Ka tallje më të madhe se Rama që nuk vjen në Kuvend? Kontrollojini rrogën se mos i ka kaluar 100%. Kush nuk vjen në parlament i hiqen 150 mijë lekë. Kontrollojeni se mbase ja jep Lindita", tha Korreshi.

3 VITE ME PARE

Bllokuan punimet në Kuvend, përjashtohet Sali Berisha, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni i Etikës dhe Votimit është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimin në lidhje përjashtimin nga Kuvendi të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha; sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe dy deputetë Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Nga mbledhja e sotme, Komisioni vendosi përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.

Seanca e fundit parlamentare, e cila u zhvillua jashtë rendit, u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk mungoi as bllokimi i Foltores nga deputetët e opozitës, e po ashtu as krijimi i zhurmave me bilbilë për të ndaluar fjalët e socialistëve. 

3 VITE ME PARE

“Etika” mblidhet për përjashtimin e 4 demokratëve, Këlliçi: Akuzohem se kam sjellë sende në seancë, kjo është manovër e turpshme

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi
Belind Kellici

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar në një prononcim për mediat se është përjashtuar nga Parlamenti për futjen e një pajisje për mbajtjen e telefonit. Sipas tij, këtë pajisje nuk e ka futur në mënyrë të paligjshme por e ka gjetur aty.

'Të ju tregoj se për çfarë jam përjashtuar unë. Pretendohet nga Komisioni i Etikës që unë kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin, është kauçuk, dhe e kam gjetur brenda sallës së parlamentit nuk e kam futur unë. Këta 7 kolegët paskan parë video që unë kam futur fshehurazi këtë pajisje kaq të rrezikshme për shëndetin e Edi Ramës dhe të Lindita Nikollës në seancë. Ftoj të nxjerrin videon ku e kam futur unë fshehurazi, dhe se çfarë dëmi shkakton një pajisje e thjeshtë që shërben vetëm për të mbajtur telefonin. Unë përjashtohem për herë të dy brenda tre javësh nga Kuvendi, në një seancë ku unë nuk flas, unë akuzohem se kam fyer, kam shkelur kodin e etikës, ndërsa unë nuk kam folur në seancë.

Akuzohem se kam bllokuar foltoren, kur ndërkohë kryetarja e parlamentit thonte se foltorja, mikrofoni nuk funksionon, ka një gabim teknik dhe pasi na lanë 20 minuta në errësire. I gjithë shqetësimi është se këtu nuk ka qytetarë shqiptarë që nuk e kupton, që Edi Rama nesër të vijë në parlament dhe të tentojë të mos ketë opozitën aty, për të bërë debat për rastin e McGonigal. Do apo nuk do Lindita Nikolla, apo Edi Rama kësaj afere do ti shkohet deri në fund dhe opozita do të flasë. Kjo është një manovër e turpshme dhe po tentohet të na mohohet fjala. E vetmja gjë që kemi është fjala dhe ne nuk heqim dorë. Unë si i ri mbi të gjitha, edhe pse do të jem edhe për 1 muaj në parlament, aq sa do të kem mundësinë do të qëndroj fort për të thënë të vërtetat e të gjithë atyre shqiptarëve, e 750 mijë qytetarëve që na kanë votëbesuar në zgjedhjet e fundit dhe atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që takoj çdo ditë që duan të dëgjojnë të vërtetën dhe duan transparencë.

Do apo nuk do Edi Rama, nesër në orën 10:00 do të ketë një protestë tjetër, para parlamentit, brenda dhe jashtë parlamentit. Nëse është burrë dhe është i papërlyer ai dhe i vogli i tij në Bashkinë e Tiranës, të vijnë dhe të japin sqarime për këtë çështje, çfarë problemi ka. Këta që ke frikë të hapësh frigoriferin se të dalin në ekran, ke frikë të ecësh në rrugë se i sheh diku, ke frikë të ecësh se të mbysin çdo hapësirë publike, këta janë zhdukur nga ekrani. Nuk ka logjike të një qytetari të thjeshtë që ta kuptojë se e gjitha kjo bëhet për të shantazhuar opozitën, për të na mbyllur gojën dhe për të mos bërë transparencë në opinionin publik për këtë rast skandaloz që prek shtetin tonë dhe sigurinë kombëtare të SHBA. Të mos shqetësohen, vendimi aty do të jetë marrë me siguri, do jemi përjashtuar, kemi kryer vepër penale, por të paktën jam krenar që akuzohem për këtë pajisje e nuk akuzohem dot as për ndonjë incenerator, apo aferë, as për vrasjen e Ardit Gjoklajt as për leje ndërtimi në qendër të Tiranës dhe beton. Pa merak këtu na kanë, ne nuk do të heqim dorë.'- tha Këlliçi.

3 VITE ME PARE

'Etika' vendos për përjashtimin e tyre, Noka: Nuk do ia arrijnë që të mbyllin gojën e opozitës

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi
Flamur Noka

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas mbledhjes në Komisionin i Etikës. Noka është shprehur se ky është një skenar i përgatitur nga Rama që ti mbyllë gojën, dhe për të eliminuar opozitën. Ai është shprehur i sigurt që as Nikolla, as Rama, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës.

'Me urdhër të Ramë Gonigalit, vazhdon skenari për ti mbyllur gojën, për të eliminuar opozitën. Këta mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak, pa asnjë arsye deputetët e opozitës, dhe duke i bërë qejfin Ramë Gonigalit mendojnë se i shërbejnë demokracisë.  Por të luftosh opozitën, të vazhdosh të marrë urdhra për ta likuiduar atë si pjesë të skenarit, kjo është vetëm vrasje e opozitës. Të jeni të sigurtë, as zonja Nikolla, as Ramë Gonigali, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës. Ne, demokratët, qytetarët e këtij vendi na kanë votuar aty për ti mbrojtur ata, për të folur dhe për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë, një parlament nuk mund të ekzistojë, ai quhet monist. Edi Rama vërtetë mendon të instalojë monizmin, por ne kemi për detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament. Sa herë që zëri i tyre nuk do të na lejojë të shkojë në parlament, sa herë që ne do të na bllokojnë fjalën, siç ka ndodhur rëndom këtyre kohëve, ne do të gjejmë metoda për të folur dhe përcjellë mesazhet tona.

Asnjë nen i rregullores nuk është thyer në parlament. Unë këtu mund të ju bëj me dije kohën kur nuk dhunohej opozita dhe kur funksiononte demokracia. Me vuvuzela, me bilbila, protestonte për të drejtat e veta opozita. As nuk shpallej armik, as nuk tentohej të likuidohej, as nuk persekutohej, as nuk tentohej të bëheshin gjyqe publike siç donin të na bënin sot ne, as nuk merrej vendim në emër të popullit siç donin ta bënin sot këta, por respektohej, opozita është pasuri kombëtare."- tha Noka.

3 VITE ME PARE

PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve të PD-së, Këlliçi dhe Noka: Tik tak, fundi po ju vjen! Ramën nuk e shpëtoni dot

Komisioni i Etikës përjashton për disa ditë nga Kuvendi
Kellici dhe Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi kanë dalë para anëtarëve të Komisionit të Etikës në Kuvend, i mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë për të përjashtuar me 10 ditë 4 deputetë me argumentin e prishjes së seancës plenare të ditës së hënë. Noka dhe Këlliçi u futën live nga rrjet social 'Facebook'. Ata dëgjohen të thonë se nuk kanë shkelur etikën e se kjo që po bëhet është në kundërshtim me ligjin. 

Flamur Noka:Sot mundoheni të tregoni që kjo është monizëm luftë për të asgjësuar opozitën, është PS, ja ku e ke me video me zë dhe me figurë e ke për të kërkuar të drejtën e fjalës pra kjo është, ne po kërkojmë të na jepet fjala që dhe jo ne të na ndërpritet fjala dhe ju jeni deputetë si dhe unë dhe e keni ndjek që sa herë merret fjala ndërpritet. Ata që më kanë votuar kërkuan që unë të flas, nëse do të na mbyllni gojën duke na shpallur armik tani do të na përzini nga parlamenti, ne kemi një detyrë të përcojmë zërin e opozitës dhe të mbrojmë fjalën e lirë, se demokraci pa liri nuk ka. Ajo është skllavëri se ai shefi juaj komandon me telefon kryetaren tuaj ne jemi gati të pranojmë gjithcka po opozitarizmi do ta mbrojmë me cdo kushte. Në këtë parlament fjala e lirë ka vdekur nëse ju mendoni që duke na përjashtuat, deri javën tjetër di ti përjashtoni të gjithë po e keni gabim se nuk jeni në lartësinë e votës së qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni përfaqësues të në sulltani po parlamenti do të jetë me deputet që pavarësisht dëshirës së sulltan Surrelit, nëse më thoni ligjin që kemi thyer si deputet e pranojë pastaj po si shpjegohet gjithë ky mllef kur Rama na thoshte si gjiriz ju pse duartrokisnit.

Sali Berisha tha një që është reale video me po rgjira që janë reale, cfarë bëri që dihet parlamenti të marrë masa, e keni gabim se revolucioni demokratik po troket, ju duket shaka po kështu do filloj, jeni regjim i kalbur vetëm demokraci kjo nuk është. Ligjin dhe Kushtetutën e njoh  më mirë se ju, etikën e kam respektuar dhe nuk kam fyer, nuk e zgjidhni me mashtrime. Po ju vjen fundi po do jepni llogari.

Belind Këlliçi: Unë e di shumë mirë se etikën nuk e kam shkelur, unë kam dalë vetëm LIVE në Facebook, mesa di unë kjo nuk është thyerje rregullash. Vazhdoni bëni si të doni. 

kuvendi i shqiperise sali berisha

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!