U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhe...
Politike
Përkeqësohet shëndeti i kandidatëve për deputetë?! 7 përfaqësues të partive të vogla japin dorëheqjen, ja arsyet që deklaruan në KQZ
Kandidatët që janë dorëhequr janë 2 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kukës e në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate në Berat dhe në Durrës, një e ADR në Korçë.
26 Mars 2025, 15:29Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara. Kandidatët që janë dorëhequr janë 2 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kukës e në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate në Berat dhe në Durrës, një e ADR në Korçë. Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë Mundësia nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.
Dorëheqjet në KQZ:
Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës - arsye shëndetësore
Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore
Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore
Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore