LIVE UPDATES
Politike

PE projekt-rezolutë kritike ndaj Shqipërisë, problem gjuha e Ramës me gazetarët dhe amnistia fiskale: Merrni masa kundër ndikimit politik!

Në një nga projekt-rezolutat më të ashpra të viteve të fundit, Parlamenti Evropian mban shënim mungesën e progresit në liritë themelore, kritikon qeverinë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta dhe kërkon deklasifikimin dhe hapjen e dosjeve të komunizmit.

13 Mars 2023, 17:04 Nga k.m.

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në prokurimet publike apo në koncesione.

Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim. Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrjen e masave për shqetësimet e lidhura me financimin e partive.

“[Parlamenti Evropian] shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projektrezolutë.

“[Parlamenti Evropian] dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve,” thhet më tutje, ndërsa autoriteteve u kërkohen të ndëmarrin “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve.”

Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit. Financimet e drejtpërdrejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparencë dhe me prokurim të drejtpërdrejtë kanë qenë një shqetësim tjetër.

Projekt-rezoluta “shpreh shqetësimin” në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto sema “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”. Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimit të parave të pista të drogës dhe të korrupsionit.

Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesionit për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë, i miratuar në parlament nga shumica socialiste, për të privatizuar tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshje të arritur përmes negociatave private, përbën shqetësimin tjetër të projekt-rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”.

Të hapen dosjet

Projekt-rezoluta prek për herë të parë problemin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një temë delikate për të cilën, shumica dërrmuese e aktorëve politikë, nga socialistët te demokratët apo te Partia e Lirisë së Ilir Metës, janë në mënyrë të pazakontë, në një mendje.

Dosjet e Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë sekret shtetëror afro 32 vjet pas rënies së Komunizmit, me një institucion të ngarkuar për t’i ruajtur ato. Herën e fundit kur kjo çështje u debatua, vitin e kaluar, kur socialistët pretenduan se kishin zbuluar Ilir Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit dhe kërkuan ndryshime ligjore për të mundësuar hapjen e dosjes përkatëse. Por socialistët e bënë të qartë se dosjet do të vijojnë të mbeten sekret shtetëror pa afat, ndërsa grupi i rithemelimit të ish-presidentit Sali Berisha nuk propozoi hapje dosjesh dhe vetë Meta deklaroi se dosjet duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësimet fëmijët e spiunëve. Grupi i Partisë Demokratike zyrtare propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistët në një skemë e cila u konsiderua si një lojë propagandistike që në fakt, u mban dosjet mbyllur pavarësisht se palët pretenduan ndryshe.

Ndërkohë, projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian “bën thirrje për nevojën për plotësimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe bërjes së tyre të disponueshme për kërkuesit dhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim.”/BIRN

parlamenti europian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet