LIVE UPDATES
Politike

PD: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi, 3 milionë euro humbje

PD shton se KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh en

20 Nëntor 2022, 15:27 Nga F.M
PD: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi, 3
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike akuzon maxhorancën se po abuzon edhe në një kohë që vendi po vuan nga përmbytjet e shout. Në një deklaratë për mediat, Eno Bozdo nga Partia Demokratike tha se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, po derdh mbi 2100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës. Por, pavarësisht kësaj, sipas PD-së, qeveria ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje. PD shton se KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Mw. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Mw energji me çmim mesatar 200 euro për Mw.

Njoftimi:

Ju e shihni vetë se si një ditë shi i përmbyti qytetet tona nga Tirana në Vlorë dhe nga Lezha në Elbasan. Kur bie shi, qeveria na lë në dorë të Zotit, dhe kur bën tendera, Zoti na ruajtë nga duart dhe oreksi i qeverisë. Punë tenderash korruptivë dhe vjedhjesh në shkallë industriale është sektori hidroenergjetik në vendin  tonë. Në këto çaste, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, po derdh mbi 2100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës. Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori.  KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin. Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje. Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Mw. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Mw energji me çmim mesatar 200 euro për Mw. Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha. KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin rreshje të mëdha. Dhe KESH i ka të gjitha mundësitë të parashikonte ekzaktësisht sa energji do t`i duhej dhe kur. Edhe pse i dinte të gjitha, KESH vendosi të blejë shtrenjtë energji dhe të derdhë sot rezerva ujore për të cilat, deri dje, Rama qahej se nuk i kishim. Janë dhjetëra milionë euro që ia paguajë korrupsionit të qeverisë. Janë dhjetëra milionë euro para të shqiptarëve, me të cilat blihet energji dhe në të njëjtën kohë, po dhjetëra milionë euro që janë duke u derdhur në det sepse KESH, edhe pse e dinte që do të kish shumë reshje, preferoi tenderin korruptiv dhe jo interesin publik.

Pra, kur Edi Rama thotë që jemi në krizë, gënjen. Sepse faktet tregojnë të kundërtën. Ne kemi energji, por preferojmë të bëjmë tendera pafund për ta blerë atë jashtë, sepse kështu mbushen xhepat e tij dhe të qeverisë. Ndërsa energjinë tonë, prodhimin vendas e derdhim kot, sepse nuk na duhet, përsa kohë fitimi nga korrupsioni është i garantuar. Kur Edi Rama flet për nevojën e rritjes 5 herë të çmimit të energjisë për fashën mbi 800 këh në muaj, sigurisht gënjen sepse në këto çaste po derdhen më shume se 2 mijë m3 ujë nga Komani dhe Vau i Dejës. Kur Edi Rama thotë që jemi në “luftë” dhe lufta do sakrifica, sigurisht që gënjen. Ne nuk jemi në luftë dhe as ndikohemi nga gazi i luftës. E vërteta është se ne kemi një qeveri që i ka shpallur luftë shqiptarëve dhe kërkon t`i varfërojë, t`i përzërë, t`i zhysë në mjerim, sepse kështu është Mw e lehtë për të maniupuluar zgjedhjet e radhës dhe për ti zgjatur jetën cetës së hajdutëve të Edi Babës. Ajo që ndodh sot me energjinë, ky korrupsion i hapur dhe harbut, është duke ndodhur në çdo sektor të ekonomisë dhe shoqërisë. Shqipëria është në rrezik, jo prej luftës apo motit, por Edi RaMws dhe çetës së llogarive offshore që e trajtojnë atë si pronë private. Vjedhja me inceneratorë, harbimi financiar me portin e Durrësit, rrugët që kushtojnë dhjetë herë më shtrenjtë se në BE, nafta që na kushton më shumë se në Gjermani, të gjitha këto nuk do të ndalen sa kohë Edi Rama është në qeveri. Më 6 dhjetor mblidhemi në Tiranë për të demonstruar se stabiliteti si mburojë false për stabilokraci në vend të demokracisë, nuk është vlerë e Europës.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet