LIVE UPDATES
Politike

Mediat ndërkombëtare jehonë dosjes së “McGonigal”: 225 mijë dollarë për të goditur kundërshtarët e Ramës, PD: Ta ndëshkojmë

PD ka ndarë një video me kronikat e bëra nga mediat ndërkombëtare, ku përmendet se Rama ka paguar McGonigal për të ndikuar në FBI që të hapej një hetim për njeriun që po lobonte për PD. 

28 Janar 2023, 15:30 Nga F.M
Mediat ndërkombëtare jehonë dosjes së
Charles McGonigal

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar sërish ndëshkimin e kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat, shefi i organizimit, Klevis Balliu shprehet se sot në mbarë botën diskutohet për një skandal ku është përmendur dhe kryeministri Rama. Ai ka ndarë një video me kronikat e bëra nga mediat ndërkombëtare, ku përmendet se Rama ka paguar McGonigal për të ndikuar në FBI që të hapej një hetim për njeriun që po lobonte për PD. 

DEKLARATA:

Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama. Ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi.

Në këtë video ju tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale. Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA. Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames. Rama dhe Oleg Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit. Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni.

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB. Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës. Të bashkuar do ti dalim Zot Shqipërisë.

Ky është reagimi i disatë që bën PD pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN