Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
PD thekson se do të kundërshtojnë nismën e qeverisë së inkriminuar pasi është rrezikshmëri për shtetin.
TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo ka akuzuar Qeverinë se përmes 'pasaportës së artë' po dërgon sigurinë kombëtare para një gremine. Garo u shpreh se Rama pa paraqitur 'pasaportën e artë' si nismë për të ofruar biznesin dhe invesimet e huaja mirëpo nuk është asgjë më shumë se fundi i pafund i një marrëzie liberale të Ramës. PD thekson se do të kundërshtojnë nismën e qeverisë së inkriminuar pasi është rrezikshmëri për shtetin.
DEKLARATA e Partisë Demokratike, zëdhënësja Floriana Garo
Një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakera amatorë, të cilët Edi Rama Megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare. Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve, pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’; pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla, Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. ‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës. Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.
Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë: “Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.
Partia Demokratike e di arsyen pas kësaj nisme të Edi Ramës, e cila edhe mendjes më të pastërvitur do t’i dukej jo logjike. Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar që drejton dhe dobësimin e forcës reaguese të ekonomisë dhe publikut vendas. Më shumë se kaq, ai sprovohet në një ushtrim të vjetër anti-europian që ka nisur që në vitin 2013 kur bllokonte negociatat me tri ligjet e famshme.
Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë. Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij. Do të thotë bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë. Edi Ramës i intereson kjo, sepse skaneri i BE mbi aktivitetin e qeverisë do t’i detektonte shenjat e gishtërinjve të tij dhe klikës, të ndotur nëpër punët e pista dhe rrugët e së keqes, që ai ka hapur në shpinë të Shqipërisë, që nga koha kur shpalli ‘të vetmen rrugë’, tek ‘drejtimi i duhur’, për ta përfunduar Shqipërinë në krye të çdo listë të zezë globale, për faqen e tij të zezë.
Edi Rama GJERMANI- Gazeta më e madhe gjermane dhe e përditshmja Frankfurter Allgemeiner Zeitung (FAZ), i ka kushtuar një shkrim të...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar nismën 'Ballkani i Hapur'. Meta shkruan se çdo nism&...
Ana Pisonero-Hernandez Për Komisionin Evropian, “Pasaportat e arta” të qeverisë Rama i hapin dyert krimit të organizuar. Z&...
Aleksander Vucic dhe Edi Rama TIRANË- Nën shqetësimin se kërcënimi i Rusisë mund ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës ...
Edi Rama SLLOVENI- Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni Rama tha se Shqipëria ka bux...
Ylli Manjani TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të...
Edi Rama SLLOVENI- Kryeministi Edi Rama ka deklaruar se për shqiptarët të vetmen zgjidhje që kanë është që të ...
Edi Rama SLLOVENI- Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni nuk kurseu kritikat ndaj Bas...
Edi Rama BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria ...
Ursula Von der Leyen SLLOVENI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së mbajtur në edicionin e 17-...