28 Shtator 2023, 13:47
Nga h.k
Deklarata e PD
TIRANË-Paraditen e sotme Partia Demokratike nëpërmjet drejtuesit të Departamentit të Sigurisë, Avenir Peka ka dhënë një deklaratë për median në lidhje me megaoperacioni “ Kurrë mos harro”. PD akuzon Ballën për ngjarjet e ndodhura në tre ditët e fundit. Në deklaratën e PD-së, Balla akuzohet si ministër që nuk është i angazhuar në luftën kundër krimit dhe mbi të gjitha theksohet, se ai është ushqyes i krimit.
DEKLARATA E PLOTË:
Këmbimi i Bledi Çuçit me Taulant Ballën nuk ka ndryshuar asgjë për rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në Republikën e Shqipërisë. Për faktin se ka qenë vetëm një ndërrim emrash, aspak shkëputje e lidhjeve të krimit me shtetin në pushtetin e Edi Ramës. Pasqyra e kronikës së zezë të 36 orëve të fundit e dëshmon këtë më qartë se çdo denoncim i opozitës apo fjalim krenarist i qeverisë për suksese imagjinare në luftën kundër krimit. 3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin.
Këto 3 të vrarë e çojnë në 21 numrin e viktimave gjatë vitit 2023. Këta janë faktet, numrat, të vdekurit, të plagosurit dhe pas tyre gjithë ata të afërm e të njohur që i vajtojnë. Kjo janë tabloja tronditëse e qyteve dhe fshatrave tona, ku shqiptarët shohin skena vrasjesh dhe ndihen në pasiguri për jetën.
Në anë tjetër, ajo që ndiqni cdo ditë në TV janë mburrjet e ministrave dhe kryeministrit për rendin, sigurinë, turizmin dhe jetën e lumtur në Shqipërinë e Rilindjes. Një mal me gënjeshtra që përgënjeshtrohet nga rrëketë e gjakut që rrjedhin rrugëve të vendit. Shqiptarët tashmë pakësohen nga vrasjet dhe ata që mbesin ikin ku t’u prijë dëshpërimi dhe frika. As zgjedhjet nuk provojnë më zgjidhje sepse, shqiptarët sa më shumë skandale bëka qeveria, aq më shumë e votokan. Partia Demokratike sensibilizon opinionin publik për të vërtetën, duke theksuar se për të kuptuar se pse krimi hedh valle, shihni zbardhjen e dosjes “Metamorfoza”. Sepse shteti është në shërbim të krimit.
Sepse policia punon me Bajrët dhe me bandat si ata në të gjithë vendin. Sepse Taulant Balla ka ardhur në detyrë si koordinator i përgjithshëm i krimit,-për t’i ushqyer këto lidhje dhe jo për t’i shkatërruar ato. Me këto lidhje me krimin dhe paratë që dalin prej saj, hidhen themelet e vjedhjes së zgjedhjeve. Me zgjedhje të vjedhura shteti nuk jep llogari te qytetarët dhe kriminelët nuk pyesin për shtetin. Ata janë bashkëaksionerë në qeveri.
partia demokratike atentatet ne shqiperi
Politike
28 Shtator 2023, 13:45
h.k
Presidenti Bajram Begaj
TIRANË-Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka drekretuar paraditen e sotme lirimin nga detyra të ambasadorëve...
Politike
28 Shtator 2023, 13:17
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme një konferencë për shtyp ku foli për situatën në veri t&e...
Politike
28 Shtator 2023, 13:11
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse Shqipëria si anëtare e NATO-s do të shtojë prezencën e saj u...
Politike
28 Shtator 2023, 12:52
A.B
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e sotme se që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej k...
Politike
28 Shtator 2023, 12:47
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar të heqë nga grupimi deputetët e Partisë Demo...
Politike
28 Shtator 2023, 12:30
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme në konferencën për shtyp nëse ka bërë ndonjëh...
Politike
28 Shtator 2023, 12:22
h.k
Edi Rama në konferencë
TIRANË-Kryeministri Edi Rama doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, ku çë...
Politike
28 Shtator 2023, 12:20
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se nuk beson që drafti që ai ka paraqitur për asociacionin, mun...
Politike
28 Shtator 2023, 12:11
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme se nëse ka ende komunikim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vu&ccedi...
Politike
28 Shtator 2023, 12:15
h.k
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar në një postim në Facebook, megaoperacionin “Kurr&e...