Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.
TIRANË- Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Partia Demokratike, kanë bërë thirrje për veprim urgjent nga ky organ, duke kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar mesditën e 10 shkurtit dhe vazhdon të mbahet në qeli për korrupsion pasiv në të paktën 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim.
Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.
Ata e kanë theksuar se kjo çështje nuk është më një debat politik, por një çështje morale dhe ligjore, që ka për qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve në administratën e Tiranës. Përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë përpara ambjenteve të bashkisë, Alimehmeti dhe Zhulati kërkuan që Këshilli Bashkiak të mblidhet dhe të zbatojë ligjin për të korrigjuar këtë situatë.
"Ditën e hënë kërkojmë që Këshilli Bashkiak të mblidhet dhe të zbatojë ligjin. Ne duhet të rikthehemi në lidhje dhe kjo çështje, pra shkarkimi i Erion Veliajt, nuk është më një diskutim partiak apo politik, por është një çështje morale dhe politike që ne do ta bëjmë për të rikthyer integritetin dhe besimin e qytetarëve në Bashkinë e Tiranës," tha Alimehmeti.
Zhulali, i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të reflektojnë mbi realitetin e qeverisjes aktuale dhe të mbështesin një model më të përgjegjshëm dhe të drejtë.
"Unë do i ftoja qytetarët e Tiranës që të reflektojnë. Çfarë kemi ne sot në Tiranë? Kemi një model qeverisje lokale dhe një institucion që nuk ka kokë, por vetëm gjymtyrë. Ky sistem është dënuar për korrupsion dhe gjendjen në burg. Po ashtu, po në këtë qytet sot ndodhet edhe qeverisja qendrore, ku do të bëhen të gjitha, do të jetë edhe kryetar bashkie dhe edhe kryeministër.
Prandaj, qytetarët duhet ta mendojnë dhe reflektojnë dhe të shkojnë të votojnë kundër këtij modeli. Ky nuk është model qeverisje për qytetarët, nuk është mënyra për të trajtuar qeverisjen e tyre. Kështu që besoj se bashkë me Ilirin kemi treguar, edhe këto ditë, pavarësisht fushatës elektorale, kemi ardhur për të bërë detyrën tonë si anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, si njerëz të përgjegjshëm që e marrin qeverisjen seriozisht. Kjo është ftesa jonë për çdo qytetar të bëjë detyrën e tij. Ne kemi në dorë të bëjmë këtë shpërblim për Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt dhe qytetarët kanë në dorë votën", tha Zhulali.

Foto TIRANË- Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për a...
Foto TIRANË- Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa në Shqipëri vijojnë të mbërrijnë flet...
Tedi Mula TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Social-Demokrate në Tiranë Tedi Mula ka zhvilluar një takim me të rinj...
sali berisha TIRANË- Në konferencën e sotme për gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se amerikani, Chris LaCivita ë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot koalicioni "PD-ASHM" mbyll fushatën elektorale. Berisha i bëri thirrje qyt...
Edi Rama Ilir Rranci u zhvendos në një fshat të vogël pranë qytetit të Elbasanit për pamjen nga majat e mbuluara me d&eu...
Gërvalla KOSOVË- Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla pas dështimit të seancës së 13-të në Kuvend ka dekla...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se do të jetë konferenca e tij e fun...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në selinë...
foto ilustruese TIRANË- Djaloshi, ndoshta 26 vjeç, i mban syzet e diellit të ulura mbi hundë dhe e përkul lehtë kokën,...