Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PD shton se "do të ndjekë të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!"
ELBASAN- Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Valbona Lalën, drejtoreshën e kopshtit nr.9 në qytetin e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, PD dega Elbasan akuzon Lalën se ka mbledhur kartat e identitetit bashkë me numrat duke kërkuar mbështetje dhe angazhim të punonjësve për Partinë Socialiste në garën e 14 majit 2023. PD shton se "do të ndjekë të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!"
Deklarata e plotë:
Kallëzim penal për drejtoreshën e Kopshti nr.9 në Elbasan, Valbona Lala!
Njoftim për Mediat Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtarë publik të mos abuzojë me funksionin që mban,duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nënpunësve që ka në varësi!
Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nënpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t'i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!
Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste! Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.
Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjek të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste! Llogaritë do t'i keni të hapura me institucionet e drejtësisë. Rikujtesë:Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s'do mund të bëj asgjë për tju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët!/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kamerat e vendosura në rrugët dhe sheshet e Shkodrës. Gjatë nj&e...
Ambasadori King-Smith TIRANË- Ambasadori King-Smith ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme, ku dhe do t’i jepet nota e protestë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se administrator i kompanisë ‘Leli-17’ s...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar që kryeministri Edi Rama të ketë...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë p&e...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nuk ka preferuar të japë asnjë koment n&e...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla është shprehur se kryeministri Edi Rama i...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament, në mbledhjen e...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatë ditën e sotme në ku...