LIVE UPDATES
Politike

PD depoziton një kallëzim në SPAK, Kalaja: Kërkojmë hetim pasuror dhe sekuestrim të celularëve të Bushkës dhe Llagamit

Ajo kërkoi gjithashtu masë sigurimi për Bushkën dhe Llagamin, pasi dyshohen për pengimin në zbardhjen e së vërtetës dhe përfitime të paligjshme nga fondacionet e Xoxës.

21 Mars 2025, 11:40 Nga I.A
PD depoziton një kallëzim në SPAK, Kalaja: Kërkojmë
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar sot një kallëzim kundër Klotilda Bushkës, Nereda Llagamit, Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Në një prononcim përpara SPAK-ut, Kalaja theksoi se kallëzimi bazohet në përgjimet e publikuara nga OraNews dhe kërkoi sekuestrimin e aparateve celularë të akuzuarve.

Ajo kërkoi gjithashtu masë sigurimi për Bushkën dhe Llagamin, pasi dyshohen për pengimin në zbardhjen e së vërtetës dhe përfitime të paligjshme nga fondacionet e Xoxës. Kalaja kërkoi gjithashtu një hetim pasuror për dyshimet për grabitjen e një prone nga Bushka dhe familjarët e saj.

"Sot vijmë me një kallëzim të ri. Kallëzojmë kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kallëzojmë ish-kryetaren e KLGJ-së, Nereda Llagamin, bashkë me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxen, për shkak të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për shumë çështje në sistemin gjyqësor, por mbi të gjitha për shkak të të gjitha atyre përgjimeve të bërë publike nga OraNews dhe për të cilën ne, me këtë rast, i kemi kërkuar SPAK-së, sekuestrimin e aparateve celularë të dy të akuzuarve prej nesh, pra si Bushkës ashtu dhe Llagamit.

Nga ana tjetër, kemi sjellë një informacion shumë të zhvilluar me lidhjet që këto dy anëtarë mund t’i quajmë plotësisht të Partisë Socialiste, se si kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, por duke përfituar të ardhura të ndryshme nga fondacionet, të cilat ishin në zotërim nga Ajola Xoxa.

Ne gjykojmë se Klotilda Bushka, qoftë edhe për veprën penale që po hetohet tani nga SPAK, për pengimin në zbardhjen e së vërtetës, është një vepër penale e cila në fakt duhet të shoqërohet me një masë sigurimi. Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar SPAK-së marrjen e një mase të sigurimit personal për të dyja këto shtetase, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj periudhe në vendimmarrje të ndryshme në sistemin e drejtësisë.

Nisur nga fakti që janë qoftë objekte të SPAK, por edhe objekti i këtij kallëzimi është i SPAK, ne kërkojmë që krahas masës së sigurimit personal, të fillojë edhe një hetim pasuror për Bushkën dhe Llagamin, pasi sipas informacioneve më të fundit që na kanë ardhur në Partinë Demokratike, Klotilda Bushka, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për shkak të pozicionit politik që ka, ka grabitur një pronë e cila ka qenë në emër të disa bashkëpronarëve, por që sot, në mënyrë të paligjshme, është në emër të saj, në emër të familjarëve të saj dhe për të cilën të gjithë ish-bashkëpronarët e kësaj prone janë ankuar në PD.

Dhe jo vetëm që jemi në krah të tyre, por do jemi në krah të çdo qytetari, të cilët janë ndjerë në gjithë këto vite të pseudo-reformës në drejtësi, si janë persekutuar, dhunuar dhe nxjerrë nga prona e tyre me qëllim përfitimin e një grupi njerëzish të caktuar," tha Kalaja.

adriana kalaja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet