LIVE UPDATES
Politike

"Pas arrestimit tim qëndron Rama", Beleri: Ndodhem në qeli prej 9 muajsh për një akuzë që skanë asnjë provë

Ai gjithashtu ka përmbledhur shkeljet kryesore të kodit penal shqiptar si dhe të kushtetutës shqiptare gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.

7 Shkurt 2024, 15:27 Nga r.ll
"Pas arrestimit tim qëndron Rama", Beleri: Ndodhem në qeli
Fredi Beleri

HIMARË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka përcjellë fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin e fundit të organizuar nga z. Leonidas-Fivos Koskos, president i Universitetit Hellenic American University, me temë “Të drejtat e njeriut dhe Shqipëria: Korrupsioni, Zgjerimi Evropian dhe Çështja Beleri".

Aktiviteti u zhvillua në Unionin Heleno-Amerikan dhe në diskutim morën pjesë Ambasadori i Nderit, Alexandros Mallias, eurodeputeti Manolis Kefalogiannis, deputeti Angelos Syrigos dhe Dr. Meletis Meletopoulos, doktor i shkencave ekonomike dhe sociale të Universitetit të Gjenevës. Beleri në fjalën e tij tha se ndodhet në paraburgim prej 9 muajsh për një akuzë që sipas tij nuk ekziston asnjë provë dhe asnjë indicie. 

Ai gjithashtu ka përmbledhur shkeljet kryesore të kodit penal shqiptar si dhe të kushtetutës shqiptare gjatë procesit gjyqësor ndaj tij. Beleri në fjalën e tij përsëriti se pas arrestimit të tij dhe vendimeve gjyqësore qëndron kryeministri Edi Rama. Fredi Beleri ndodhet në qeli që nga 12 maji i vitit të kaluar pasi akuzohet se ka kryer veprën penale "Korrupsion në zgjedhje". 

FJALA E BELERIT: 

Të dashur bashkatdhetarë,
Miq dhe mikesha,
Mirëmbrëma.

Prej 9 muajsh ndodhem në paraburgim për një vepër të supozuar korrupsioni në masën 360 euro. Procedura gjyqësore po i afron fundit dhe natyrisht, jo vetëm nuk ekziston asnjë provë siç pretendojnë autoritetet shqiptare, por nuk ekzistojnë as edhe indicie.

Më lejoni të përmbledh shkeljet kryesore të kodit penal shqiptar si dhe të kushtetutës shqiptare gjatë këtij procesi.

1. Prokuroria që nisi procedimin është jokompetente.

2. Përgjimi ndaj meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe zyrës sime politike kishte nisur tre ditë para urdhrit të prokurorit.

3. Policia e dinte një ditë para se cila do të ishte prokurorja që do të merrte përsipër këtë procedim, pasi caktimi i saj nuk u krye me short por me emërim nga vëllai i saj, i cili është Kryetari i gjykatës. Prokurorja është zyrtare e Partisë Socialiste.

4. Policia pretendoi se arrestimi im u krye në kushtet e flagrancës, ndërsa unë isha me kushëririn dhe avokatin tim 2 kilometra larg vendit të supozuar të krimit. Oficerët e policisë që më arrestuan nuk e dinin arsyen e arrestimit tim dhe as nuk kryen kontroll fizik.

5. Për të justifikuar paraburgimin tim, përdorën një dëshmi penaliteti të falsifikuar, falsitetin e të cilës gjykatat e mëvonshme e pranuan.

6. Mbi kartëmonedhat që gjoja i pandehuri tjetër në këtë çështje i ka dhënë bashkëpunëtorit të policisë, nuk u gjetën gjurmë gishtash as të miat, as të P. Kokaveshit.

7. Dëshmitari i vetëm i akuzës pranoi në gjykatë se ishte paguar me 7000 euro nga policia për të më denoncuar mua, fakt të cilin nuk e dinte as prokurorja e çështjes.

8. Të gjithë gjyqtarët që kanë marrë në shqyrtim kërkesat e mia janë emëruar nga eprorët e tyre dhe nuk janë caktuar me short, ashtu siç e kërkon ligji.

9. Për të njëjtën vepër janë akuzuar dhe proceduar penalisht 36 persona të tjerë. I vetmi person që ndodhet në burg jam unë. Ndër këta të 36 persona, 2 prej tyre janë kryetarë bashkie në detyrë, të cilët jo vetëm që nuk janë të paraburgosur por ushtrojnë normalisht detyrat e tyre.

10. Gjykata gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nuk ka pranuar asnjë kërkesë të avokatëve të mi, madje, as kërkesën për kryerjen e ekspertizës lidhur me pajisjet e vëzhgimit, me të cilat supozohet se është kryer vëzhgimi. Sigurisht, ndërsa të gjithë qeveritarët shqiptarë deklaronin se ekzistojnë prova dhe video, nuk ekziston asgjë.

Megjithatë, skandali më i madh në këtë çështje, që tregon edhe shënjestrimin e kryeministrit shqiptar, është ndalimi im për të marrë leje disaorëshe për të bërë betimin, gjë që nuk është e ndaluar nga ligji shqiptar dhe as nga kushtetuta shqiptare. Ligji shqiptar parashikon shumë qartë se një kryetar bashkie shkarkohet nga detyra kur dënohet për një vepër penale me vendim të formës së prerë.

Kushtetuta shqiptare parashikon se e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, si dhe e drejta e përfaqësimit të zgjedhësve prevalojnë mbi nevojën për paraburgim, që prokuroria të kryejë punën e saj e papenguar. Ka një precedent ku dy ish-deputetë, ndërsa ndodheshin në paraburgim, kanë marrë një leje të posaçme dhe kanë shkuar për të bërë betimin (të dy akuzoheshin për krime shumë të rënda, njëri për vrasje dhe tjetri për akte terroriste). Pas 7 muajsh pengesa dhe rropatje nga njëra gjykatë në tjetrën, Gjykata e Lartë vendosi që kompetenca i takon një Gjykate Speciale, SPAK-ut, vendim i cili rastësisht ishte njoftuar nga kryeministri shqiptar në gazetën "Kathimerini" në muajin gusht të vitit të kaluar.

Kundër të gjitha këtyre padrejtësive i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila është shkalla më e lartë e gjykatave shqiptare. Gjykata Kushtetuese, me vendim të ndërmjetëm të këshillit të saj, vendos se cilat ankesa do të shqyrtojë dhe refuzon të tjerat. Praktika e kësaj gjykate është se brenda një muaji, prej ditës që pranon të shqyrtojë rekursin, ajo merr vendim. Në rastin tim, nuk kemi akoma një vendim të kësaj gjykate edhe pse kanë kaluar 3 muaj. Qëllimisht më mbajnë peng, që të mos i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Është mëse e qartë se pas këtyre vendimeve qëndron kryeministri shqiptar. Ai orkestroi arrestimin dhe paraburgimin tim për arsyet e mëposhtme:

A. Banorët vendas të Himarës, sidomos ata banorë që i përkasin komunitetit grek, nuk duhet të kenë akses në pushtet dhe të marrin pjesë në zhvillimin turistik të bregdetit.
B. Shënjestrimi i tyre me synimin për t'i detyruar ata të emigrojnë dhe të zëvendësohen me popullsi nga pjesa tjetër e vendit.
C. Asnjë drejtues i pakicës kombëtare greke që ka zë dhe marrëdhënie të pavarur nuk duhet të përfshihet.
D. Të tregojë forcë dhe pavarësi kundrejt shtetit grek.

Të nderuar bashkatdhetarë, në datën 13/2 do të jepet pretenca e prokurorit dhe 10 ditë më pas do të merret vendimi. Përtej çdo dyshimi, vendimi do të jetë dënues dhe masa e dënimit do të jetë e tillë që nuk do të më lejojë të dal nga burgu para shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Apelit, në mënyrë që kur të dal të jem i dënuar me vendim të formës së prerë dhe në pamundësi për të marrë detyrat e mia si kryetar bashkie.

Ekzistojnë tre vendime, kohët e fundit, për të njëjtat akuza. Këto dënime ishin për një vit dhe sigurisht të konvertuara në dënim me kusht, asnjë prej tyre nuk kreu asnjë ditë burg.

Është e qartë se në këtë rast janë shkelur të gjitha rregullat e së drejtës.
A. Prezumimi i pafajësisë.
B. E drejta për një gjykim të drejtë.
C. Respektimi i shtetit ligjor dhe barazisë

Pyetja është: “Ku e gjen forcën kryeministri shqiptar të tregojë këtë autoritarizëm?”

Sipas meje, butësia me të cilën ne si komunitet grek i kemi trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve dhe ndoshta mesazhet e gabuara që dërgohen nga Greqia nga qendra të ndryshme.

Sot, në këtë sallë, ka njerëz që prej fillimit, së bashku me persona të tjerë, më kanë qëndruar në krah dhe dua t'i falënderoj me gjithë zemër. Dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin z. Mallias, eurodeputetin z. Kefalogiannis, deputetin z. Syrigos për praninë e tyre të vazhdueshme, kryeministrin grek dhe të gjithë grekët që janë ngritur kundër kësaj padrejtësie.

Në mbyllje, në këtë moment është e dobishme të shihet se cili është mjedisi politik sot në Shqipëri. Pasi komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Europian, SHBA-të e mbështetën plotësisht kryeministrin shqiptar që të shpërbëjë opozitën dhe të bëhet dominuesi absolut i lojës, siç bëhet zakonisht në regjimet totalitare, këto regjime bien nga brenda. Ish Zv/kryeministri i qeverisë së z. Rama doli në një intervistë dhe deklaroi se pas të gjitha rasteve të korrupsionit qëndron vetë z. Rama, i cili e kërcënoi atë dhe familjen se do t'i vriste nëse do të flisnin. Në këto rrethana, besoj se si komunitet grek, të gjithë duhet të deklarojmë qartë se ku jemi. Për sa më përket mua, nuk dua asnjë pajtim dhe asnjë mirëkuptim me një regjim të tillë. Jam i vendosur të vuaj brutalitetin dhe pasojat e regjimit për ato që kam besuar dhe besoj.

fredi beleri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet