Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
KOSOVA- Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, sipas Radio Evropa e Lirë. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Megjithatë, ende është e paqartë nëse ai i ka 61 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri. Më 21 tetor, Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzuekutivit, duke u shprehur se “siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”.
“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, tha Kurti.
Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe të kërkojë mbështetje për të. LVV-ja ka 48 deputetë në Kuvendin prej 120 ulësesh. Nga kjo parti më herët kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit për formimin e Qeverisë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe.
PDK-ja i ka 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma ka tetë ulëse në Kuvend. Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës - nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare. Në rast se LVV-ja nuk arrin t’i mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh./ REL
Albin Kurti KOSOVË- Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminist...
Andrei Kovaçeviç PUSTEC- Kryetar i komisionit parlamentar në BE për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kova...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas rezultateve të dala nga raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhje...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama dështoi për të ndryshuar raportin mbi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një skandal me p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sqaruar se ku e mori vesh lajmin mbi urdhër-arrestin për Kreun e ...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshit ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, ku tha se ia mbathi n&eu...
Wesley Clark HAGË- Gjenerali amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hash...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në Komisionin e Ligjeve tha se nuk ka konstatim m&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kreut të Partisë Social-Demokrate Tom Doshit i kanë prerë urdh&eum...