LIVE UPDATES
Politike

"Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix"/ Berisha: Rama dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para, ndërsa koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro.  

24 Tetor 2025, 13:42 Nga E.d
"Skandali i aeroportit të Vlorës është si për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një skandal me përmasa shumë të mëdha dhe akti më korruptiv i cili ka ndodhur ndonjëherë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para, ndërsa koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro.  

Berisha tha se pjesën më të madhe të tenderit e ka marrë biznesmeni dhe politikani i njohur Bexhet Pacolli, i cili sipas tij është pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Kreu i PD deklaroi në fund se e ka denoncuar disa herë këtë "krim", ndërsa pohoi se është dhënë një garanci për 600 mijë bileta në vit, në një kohë ku sipas tij aeroport nuk i bën dot as 100 mijë bileta në vit.

"Të nderuar deputetë, një skandal i përmasave shumë të mëdha, paqarta akoma për nivelin e tyre, ka shpërthyer këtë javë dhe ky është skandali i aeroportit të Vlorës. Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar çdo skenar tjetër të zhvilluar gjer sot, por edhe çdo skenar filmash. Një ditë të bukur, Edi Rama me Lubi Vallukun vendosin të vjedhin qindra milionë dhe shpallin për këtë qëllim ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan në qytetin e Vlorës, që si qark mund të ketë gjithsej 180 mijë banorë që banojnë aty. Aeroportin më të madh në Ballkan. Dy ministra refuzojnë në mënyrë të prerë të firmosin për këtë mashtrim më të madhin në Ballkan. Sepse për shkak të atij që quhet high-risk, kishin përcaktuar aty 120 milionë garanci biletash, që do i ndanin njëri me tjetrin. Pas kësaj, përsëritet tenderi dhe nuk është më 120, por 140 milionë euro garanci biletash. Dhe megjithëse ligji e kërkon që të jenë kompani me ekspertizë të certifikuar për ndërtimin e aeroporteve, thirret një kompani turke që e kishte këtë eksperiencë. Natyrisht ajo thirrej si prestanome, sepse tenderi i jepet 47 asaj dhe pjesa tjetër 53 biznesmenit të njohur dhe politikanit të njohur kosovar, Bexhet Pacolli, por njeri pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Tani, pas firmosje së dokumenteve, natyrisht prestanome duhej të ikte në punën e vet. Turku u thotë mirupafshim se këtu janë Lubia me Ramën dhe këta.

Si rezultat, aeroporti që kushton me çmimet më të fryra mbi tokë 105 milionë euro, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para. Dhe koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro. Nuk mund të ketë një akt më korruptiv se sa ky. Ndaj dhe tani që po vjen fundi, tani kërkojnë aksionet. Tani që vjen fundi, ka disa variante. Një variant është se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar mbi 40 milionë euro qeveritarëve. Nuk ka të dhëna. Por një gjë është e sigurt 100 përqind, që Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, janë të angazhuar gjatë dy javëve të fundit, sipas dokumenteve, me të gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku... nuk kam asgjë me ortakët, por fakti që e gjitha qeveria shqiptare futet për një ortak, do të thotë se ajo është ortak vetë. Dhe e vërteta është se e kam denoncuar këtë krim të paktën 4-5 herë. Nuk kam ditur këto punët e ortakëve, por kam ditur se është dhënë një garanci e tmerrshme për 600 mijë bileta në vit, në një kohë kur ai aeroport nuk i bën dot 100 mijë në vit. Pra, ky është një gjobë e tmerrshme që u bëhet taksapaguesve shqiptarë. Dhe u kujtohet se si ajo për të mbuluar vjedhjen e saj, u thoshte shqiptarëve se ky është aeroporti më i madh në Ballkan. Po shko bëje pistën 500 metra më të gjatë dhe del më i madhi në Europë. Pra, po zhvillohet një skenar si në Netflix, por me personazhe të vërteta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet