LIVE UPDATES
Politike

“Partitë shqiptare, me struktura të vjetëruara dhe fiktive”, VOA: Nevojitet ligj i ri për më shumë transparencë dhe demokraci

Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë impnues përballë dy partive kryesore. Partitë e mëdha, sipas tyre, janë të interesuara që të mos votojnë qytetarët e pavendosur, që votat të mos shkojnë në forca të treta.

9 Shkurt 2023, 23:40 Nga DOSJA
“Partitë shqiptare, me struktura të vjetëruara dhe
Kuvendi

TIRANË- Në Shqipëri, tensionet e reja politike, të rishfaqura periodikisht midis partive, vlerësohen nga analistët se janë rezultat i mosreformimit të partive politike dhe pushtetit të madh, që ato kanë në jetën e vendit. Studiuesit theksojnë se partitë shqiptare janë jotransparente, me struktura fiktive dhe të vjetëruara. Partitë kanë rënë dakord që të hartojnë një ligj të ri, por ato nuk kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim prej disa vjetësh. 

Vëzhgues të jetës politike në Shqipëri bien dakord se ligji për partitë politike është i vjetër dhe jofunksional, madje bie në kundërshtim me ligje të tjera. Për këtë ranë dakord edhe partitë mes tyre që të bëjnë një ligj të ri, por ato ende nuk kanë bërë asgjë prej 2 vjet e gjysmë. Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se partitë në Shqipëri janë të mbipushtetshme dhe të paprekshme. Shqipëria, sipas tij, ka një fiktivitet tepër të lartë në partitë politike, në funksionim dhe në konkurrim. Zoti Krasniqi i bëri këto komente pas publikimit në gjuhën shqipe të librit “Partitë politike formësojnë demokracinë” prej autorit Wilhelm Hofmeister, ku shpjegohen në detaje roli, funksionimi dhe organizimi i partive nga një perspektivë globale.

“Partitë politike janë institucionet më pak transparente në Shqipëri në aspektin financiar dhe në pikëpamje organizative. Fitimet e partive politike gjatë fushatave zgjedhore janë me miliona. Ato janë subjektet më fitimprurës dhe politika biznesi më fitimprurës. Ne bëmë reformën në drejtësi, sepse nuk i besonim drejtësisë, e ky ishte zhvillim pozitiv. Por nëse nuk bëjmë reformë të njëjtë; vetting dhe reformë tek partitë politike, që janë institucionet me më shumë pushtet dhe me më pak besim në Shqipëri, ne nuk kemi zgjidhur asgjë”, thotë zoti Krasniqi.

Partitë në Shqipëri identifikohen me emrin e kryetarit dhe kanë humbur emrat e tyre si përkatësi politike, pohojnë studiuesit.

Zgjedhjet për kryetarë janë formale dhe pa konkurrencë, thonë ata, ndërsa votuesit nuk kanë alternativa dhe nuk gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, por zgjedhin të keqen më të vogël në zgjedhje.

Drejtuesi i Qendrës Studimore për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku, thotë që ndërsa qytetarët shpresojnë që politika të përmirësohet dhe politikanët të maturohen, në Kuvend ndodhin përplasje, bllokime mikrofonash dhe përjashtime.

“Nuk mund të zgjidhen problemet me forma regresive, me përjashtime apo me ndëshkime, sepse në historinë e pluralizmit disa dekada këtu kemi parë që modele të tilla me ndëshkime e përjashtime nuk e kanë forcuar parlamentin, përkundrazi e kanë dobësuar, nuk e kanë përmirësuar demoracinë shqiptare, përkundrazi, kanë krijuar më shumë ankth dhe pasiguri”, thotë zoti Çejku.

Shqipëria ka 132 parti politike në regjistrin e gjykatës, por të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët janë vetëm 4 prej tyre.

Zoti Krasniqi thekson se për të krijuar një parti të re ligji kërkon 3 mijë firma, por në zgjedhje vetëm 15 parti, nga 132 parti arrijnë të marrin mbi 3 mijë vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar se mbi 70 parti nuk kanë as adresë vendndodhje.

Parti me faqe internet janë vetëm 4, ndonëse gjithë politika dhe vendimet e saj lexohen përditë në internet, pohojnë studiuesit. Parti me grupe parlamentare janë vetëm dy, Parti me program politik janë vetëm 5, ndërsa 21 parti marrin seli shtetërore falas, theksojnë ata.

Janë ndërruar 4 sisteme elektorale, thotë zoti Krasniqi, dhe në fund ka dalë i njëjti produkt; dy partitë e mëdha kontrollojnë jetën në Shqipëri.

“Nëse ne duam të bëjmë një reformë të thellë mbi partitë dhe financimin e tyre, dhe marrim parimin gjerman Një votë, një euro. Partia që merr një votë paguhet vetëm një euro dhe të mos lejohen marrje mandatesh përmes koalicioneve dhe formash indirekte siç bëjnë partitë politike këtu prej vitesh. Partitë duhet të marrin një buxhet të caktuar shtetëror në raport me numrin e votave që marrin në zgjedhje, dhe jo nga vendet që sigurojnë për shkak të sistemit zgjedhor. Këto të ardhura duhet t’i përdorin për selitë dhe çdo veprimtari të tyre. Kurse ne kemi krijuar një burokraci të partive politike, ku shteti detyrohet t’u japë partive objekte dhe fonde të pamerituara në raport me rezultatet e tyre në zgjedhje”, thotë zoti Krasniqi.

Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë impnues përballë dy partive kryesore. Partitë e mëdha, sipas tyre, janë të interesuara që të mos votojnë qytetarët e pavendosur, që votat të mos shkojnë në forca të treta.

Partia që fiton zgjedhjet, e merr pushtetin me 19-21 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve. Në shumicën e rasteve partitë e reja janë krijuar nga mosmarrëveshjet brenda një partie më të madhe, pohuan ata. Zoti Çejku thotë se partive më të mëdha u intereson ky tensionim i herë pas hershëm i klimës politike.

“Faktorë të caktuar politikë, drejtues të caktuar politikë mund të kenë interesa që Shqipëria të ketë tensione më të larta politike dhe një vëmendje të zhvendosur e të përqëndruar tek këto zhvillime e jo tek ngjarje të tjera. Këto tensione janë sipërfaqësore dhe të padobishme. Thelbi i asaj për të cilin qytetarët janë vërtet të shqetësuar është funksionimi i institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera demokratike, llogaridhënia dhe përmbushja e detyrimeve ligjore nga gjithsecili, zbatimin e ligjee nga çdo zyrtar administrate”, thotë zoti Çejku

Analistët vlerësojnë se mungesa e pjekurisë demokratike të institucioneve në Shqipëri buron prej mungesës së demokracisë së brendshme në partitë politike.

Ata marrin si shembull faktin se parti që kanë ndryshuar kryetarin janë vetëm 2, ndërsa po mungojnë zgjedhjet dhe mbledhjet periodike në forumet e tyre.

Marrë nga VOA

kuvendi i shqiperise partite ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!