LIVE UPDATES
Politike

Pampuri: Çështja e shumicës në PD, relative, nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve

Orjola Pampuri flet gjithashtu dhe mbi rolin e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha brenda grupit parlamentar.

8 Dhjetor 2022, 22:17 Nga k.m.
Pampuri: Çështja e shumicës në PD, relative, nuk i zgjidh
Orjola Pampuri

Deputetja dhe zëdhënësja e grupi parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, flet mbi zhvillimet më të fundit brenda kësaj force politike, e cila prej më shumë se një viti është përfshirë nga një krizë e fortë brenda saj. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Pampuri flet gjithashtu dhe mbi rolin e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha brenda grupit parlamentar.

Zëri i Amerikës: Zonja Pampuri pas rreth 5 muajsh, më 14 maj në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale. Ajo që në fakt duhet të ishte një sfidë, me kundërshtarin politik, pra Partinë Socialiste, duket se do të jetë një sfidë brenda vetë Partisë Demokratike, për shkak të përçarjes së thellë. Grupi parlamentar i drejtuar nga zoti Alibeaj, do të përfaqësohet me kandidatët e vet ndërsa grupi i përfaqësuar nga zoti Berisha, me kandidatët e sapopërzgjedhur nga i ashtuquajturi procesi i primareve. Çfarë prisni ju nga këto zgjedhje kur duket se grupi juaj përfaqëson një fraksion të vogël, disa thonë të papërfillshëm?

Orjola Pampuri: Faktikisht kjo është një shprehje e cila përdoret rëndom, por që është paksa relative. Të përfaqësosh një fraksion të vogël apo një fraksion të madh është çështje tjetër dhe deri më sot nuk është matur. Kemi zgjedhjet e 6 marsit, në të cilat nuk kishim një fitues përballë Edi Ramës, por kishim fitues apo humbës brenda grupit tonë. Them relative sepse kemi zgjedhjet në Dibër, ku rezultati ishte aty aty mes të dyja palëve. Megjithatë kjo nuk është hiç e këndshme që diskutohet se kush është më i forti mes një partie. Ne kemi një kundërshtar dhe ai është Edi Rama dhe kjo është çështja më e rëndësishme që duhet të ishte për të gjithë ne prioritet. Dhe kjo duhet të prevalonte. Në fakt duhet të prevalonte që në momentin që ne morëm iniciativën dhe ju e dini shumë mire, ku zoti Bardhi ka bërë disa takime sigurisht kemi patur një platformë të paraqitur kundrejt grupit tjetër, për të qenë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje lokale, gjë që nuk rezultoi pozitive. Ne padiskutim jemi që të zgjidhet një kandidat që është nga vet elektorati, nga vet simpatizantët e PD-së, pjesa e rëndësishme e PD-së. Por në momentin që u anashkalua kjo dhe u vlerësua që do të votonte çdo simpatizant i cili nuk mund të verifikohej se cili ishte, brenda tyre mund të ketë edhe socialistë, pastaj kjo e tejkalon atë masën e seriozitetit dhe këtu nuk kishte seriozitet. Pastaj, ajo që ne kemi theksuar ka qenë që të jetë një kandidat i cili të ishte përballë kandidatit të kundërshtarit tonë, pra të Partisë Socialiste, gjë që nuk u ra dakord deri në fund. Sigurisht ky kandidat duhet të jetë nën logon e PD-së zyrtare dhe kjo sigurisht është ajo që vlen më shumë në fund. Pastaj, kush është shumica, kush është pakica brenda grupit, kjo është relative, sepse ke një numër shumë të madh votuesish gri, që nuk e di askush se sa është shumica dhe pakica dhe unë besoj dhe jo vetëm unë që janë shumë…

Zëri i Amerikës: Pra ju po thoni se nuk është përcaktuar ende se kush e ka shumicën?

Orjola Pampuri: Absolutisht jo. Kjo është relative, jemi shumica apo jemi pakica. Kjo është çështje totalisht relative. E rëndësishme për qytetarët nuk është kush është më i forti brenda këtyre dy grupeve. E rëndësishme për qytetarët është të ketë një fitues dhe të çlirojë vendin nga korrupsioni dhe të gjitha këqijat që e kanë kapluar dhe kjo është më e rëndësishmja. Pastaj, nuk e di kujt se kujt i intereson kjo që unë jam më i fuqishëm dhe ti je më pak i fuqishëm. Kjo është çështje që nuk i shpëton dhe nuk i zgjidh hallet shqiptarëve sot.

Zëri i Amerikës: Cili është roli i zotit Basha brenda grupit parlamentar të PD-së?

Orjola Pampuri: Zoti Basha ka bërë një akt i cili është për t’u vlerësuar. Në kohën që Partia Demokratike kishte një ngërç, besoj që duhet të tërhiqeshin të dyja palët. U bë një kërkesë nga të gjithë deputetët që të tërhiqeshin të dyja palët. Zoti Basha e bëri tërheqjen e tij, bëri hapa pas, dha dorëheqjen. Sigurisht pritej dhe nga ana tjetër, dhe nuk pati. Për sa i takon rolit të zotit Basha, sot ai është deputet i PD-së, natyrisht bën takime si ish-kryetar i PD-së dhe kjo është në të drejtën e tij, të zhvillojë takime, si brenda dhe jashtë vendit, sepse për një kohë të gjatë ka qenë kryetari i PD-së.

Zëri i Amerikës: Në protestën e fundit të zhvilluar nga krahu tjetër i PD-së, pati një rast dhune, u godit ish-kryeministri Berisha, një incident që u dënua nga të gjitha forcat politike. Por duke e lënë mënjanë rastin në fjalë. Sa mendoni se ndikon, retorika e ashpër që përdoret në parlament apo gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politik, në nxitjen e akte të kësaj natyre?

Orjola Pampuri: U bë gati një vit e gjysmë që përballemi me një gjuhë të ashpër, me një gjuhë urrejtjeje, që ka prevaluar gjatë gjithë kësaj kohe. Në momentin që t’i nuk i bindesh mendimit të tjetrit edhe brenda nesh. Kjo nuk është fare e drejtë, ashtu siç nuk ishte hiç i drejtë dhe grushti kundrejt zoti Berisha gjatë protestës. Absolutisht është i dënueshëm, personi që e kreu atë akt duhet të hetohet, duhet të hetohet arsyeja që e shtyu dhe duhet t’i shkohet deri në fund, sepse është një precedent shumë i rrezikshëm, e theksoj shumë i rrezikshëm, ai që ndodhi në protestë. Duhet t’i shkohet deri në fund, që të gjendet arsyeja që e nxiti të bënte këtë gjest kaq të ulët. Dhuna nuk na çon askund, dhuna nuk zgjidh asgjë. Sot duhet të prevalojë argumenti, faktet dhe asgjë tjetër më shumë. Dhuna nuk të çon askund.

Zëri i Amerikës: Sot në Shqipëri përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë, dita simbol e protestave studentore që përmbysën regjimin komunist. Megjithë përparim që ka shënuar vendi, ka ende shumë probleme me ndërtimin e një shteti ligjor demokratik, po kështu vihet re një rritje e frymës autoritare në mënyrën se si drejtohen partitë në vendin tuaj, në të majtë e të djathtë. Çfarë mesazhi mendoni se jep sot politika, kur ende sot pas 32 vitesh, vendi nuk ka arritur të çrrënjosë konceptimin e udhëheqësit si idhull, nga kulti i individit, ku udhëheqësi vendos për gjithçka?

Orjola Pampuri: Para 32 vitesh kam qenë fëmijë, me prindërit në atë protestë, ku kërkohej që Shqipëria të ishte si e gjithë Evropa, që Shqipëria të mbështeste SHBA-të, sikurse i mbështet edhe sot. Dhe sot kërkohet ende të jemi si gjithë Evropa. Kemi progres-raporte që tregojnë se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara, në çështje si korrupsioni, ikja e të rinjve largimi I shqiptarëve. Liria e medias është shumë thelbësore për Shqipërinë dhe këto janë çështje që përmenden shpesh herë në progres-raportet e Komisionit Evropian. Jemi ne sot elita e re që është pjesë e PD-së, që jemi në krah të SHBA-së, në krah të BE-së, për ta çuar Shqipërinë përpara./VOA

orjola pampuri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet