LIVE UPDATES
Politike

Çoroditja e shifrave për udhëtimet me charter të Edi Ramës

Shifrat, nëse janë të vërteta nuk kanë asnjë llogjikë ekonomike, për të mos thënë që janë qesharake. Si mund të kushtojë një fluturim vajtje-ardhje me charter 20 mijë lekë të vjetra? Me çmimet e sotme të naftës, 20 mijë lekë të vjetra paguhen mesatarisht për karburantin me një udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Durrës.

29 Tetor 2022, 21:30 Nga DOSJA
Çoroditja e shifrave për udhëtimet me charter të Edi
Edi Rama dhe gruaja e tij Linda Rama

TIRANË- I kapur me “presh në duar” nga të dhënat e sistemit TIMS, me më shumë se 130 fluturime charter jashtë vendit, Edi Rama u detyrua të tregojë paratë që paguan nga buxheti për “Ismaili”-n, avionin që ka në dispozicion në bazë të një kontrate qiraje nga Air Albania.

Deri dje, shifrat ishin “konfidenciale” për mediat, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Fakti që shpenzimet publikohen në llogarinë personale të Ramës në Twitter dhe nuk dalin nga dokumenta zyrtare, hedh dyshime të forta mbi vërtetësinë e tyre.

Megjithatë, supozojmë se shifrat e publikuara nga Rama në Twitter janë të vërteta.

Për vitin 2020, Rama tha se ka shpenzuar 1 milion e 930 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 18 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.

Për vitin 2021, Rama tha se ka shpenzuar rreth 650 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 33 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 20 mijë lekë të vjetra.

Për vitin 2022, Rama tha se ka shpenzuar rreth 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Deri në Tetor ka kryer 13 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.

Shifrat, nëse janë të vërteta nuk kanë asnjë llogjikë ekonomike, për të mos thënë që janë qesharake. Si mund të kushtojë një fluturim vajtje-ardhje me charter 20 mijë lekë të vjetra? Me çmimet e sotme të naftës, 20 mijë lekë të vjetra paguhen mesatarisht për karburantin me një udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Durrës. Ndërkohë, kur flitet për fluturime charter shpenzimet janë astronomike. Në media është raportuar se një orë e marrë me qira e avionit “Airbus A319-100” kushton afërsisht 15 mijë euro, ndërsa vetëm në një orë ky mjet fluturues konsumon rreth 2600 litra karburant.

Pagesat e raportuara nga kryeministri pasqyrojnë një çoroditje në aspektin ekonomik. Ose Rama gënjen trashë, ose kontrata e qirasë është një qokë që pronarët e kompanisë ajrore ia kanë bërë kryeministrit të Shqipërisë, në këmbim të favoreve të tjera. Pikërisht në këtë linjë të dytë ishte edhe komenti që bëri publicist Fatos Lubonja pas daljes së shifrave.

“Duhet KLSH të bëjë gjithë bilancin dhe të nxirret qartë transparenca sepse mund të jenë dhe oligarkët. Pashë që është një Sinan që është pjesë e kësaj, një pronar që u merrka me karburantet, i cili ka favore nga qeveria. Mund të jetë dhe shpërblimi i Sinanit nëpërmjet formave të tjera për të bërë kryeministri udhëtime me charter”, tha ai.

Në fakt, që kur Air Albania hyri në treg 3 vite më parë, nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pavarësisht kësaj shkeljeje, ndaj kompanisë nuk është marrë asnjë masë. Në vitin 2018, kur u krijua Air Albania, pala shqiptare përfaqësohej nga Sinan Idrizi. Kompania ishte një investim i përbashkët politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Burimet fillestare të financave të Idrizit mbeten mister.

Disa javë më parë u evidentua një shkelje tjetër e Air Albania nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pasi kompania nuk kishte plotësuar formularin e pronarëve fundorë.

Marrë nga Lapsi.al

edi rama linda rama


Sondazh

Poll
Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet