LIVE UPDATES
Politike

Ola Xama: 4 vite nga nisja e hetimeve për landfillin në Porto Romano, më shumë ka zbuluar media se sa SPAK

Xama thekson se edhe pse kanë kaluar 4 vite dhe asnjë përparim i dukshëm nuk është bërë përsa i përket kësaj çështje

8 Shkurt 2024, 11:32 Nga I.A
Ola Xama: 4 vite nga nisja e hetimeve për landfillin në Porto Romano,
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka bërë një shkrim në lidhje me aferën e EcoPark dhe me landfillin e Porto Romanos në Durrës. Me anë të një postimi në Facebook, Xama shkruan se më shumë fakte rreth tenderit të lanfillit të Porto Romanos kanë zbuluar mediat se sa SPAK që po bën 4 vite me këtë hetim. Xama thekson se edhe pse kanë kaluar 4 vite dhe asnjë përparim i dukshëm nuk është bërë përsa i përket kësaj çështje.

Postimi i Plotë:

Dje pashë një investigim shumë të mirë që i kishte bërë çështjes së Eko Park kolegu Julian Hoxhaj në emisionin Plug. I përmbledhur në pak fjalë, emisioni faktonte me dokumenta këtë skemë: në prill 2019 kompanitë Integrated Energy (ajo e inceneratorit) dhe studio Casanova Hernandes Architects kishin lidhur një kontratë për projektimin dhe zbatimin e projektit Eco Park.

Kontrata ishte lidhur përpara se të hapej tenderi për punimet, madje dhe përpara se të komunikohej vendimi politik i kryeministrit se vendepozitimi i mbetjeve në Durrës do të mbyllej. Mediat pas lajmit që dhe kreu i qeverisë nisën të nxirrnin foto nga projekti i studio Casanova Hernandes Architects, zyrë që u pagua 220 mijë euro nga koncesionari i inceneratorit.

Një vit më parë Këshilli Bashkiak në Durrës kishte shpallur emergjencën mjedisore duke i hapur rrugën ish-kreut të bashkisë Vangjush Dako që të depozitomte mbetjet në landfillin e Sharrës. Të ardhurat e koncesionarit u rritën dhe më shumë, jo vetëm nga bashkia Tiranës dhe tarifa e dherave por dhe bashki të tjera.

Në tetor të vitit 2019 hapet tenderi për mbylljen e vend depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, i cili çuditërisht anullohet në 3 dhjetor. U tha se fokusi ishte te tërmeti që goditi vendin. Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile vendos që mbetjet e krijuara nga tërmeti të dërgoheshin në Porto Romano dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjelles Kanalizimeve ngarkohet autoriteti që do të rijetësonte zonën.

Emergjenca e tërmetit i hapi rrugën AKUM të kontraktonte një kompani me negocim të drejtpërdrejte pa zhvilluar tender. Lidhet kontrata me vlerë 19 milion euro me TVSH me firmën De Mare (e krijuar vetëm një muaj para lidhjes së kontratës) dhe Victoria Invest International, kompani e denoncuar nga deputeti Taulant Balla se kishte lidhje me kreun e PD Lulzim Basha, madje përdorte dhe një automjet në emër të kësaj shoqërie. Pas firmosjes së kontratës PD ‘harroi’ denoncimet për inceneratorët disa kohë.

Ndryshe nga sa detyronte kontrata se Eko Park do të zbatohej nga kompanitë që ishin kontraktuar, pas disa muajve punimet i kalojnë firmës Artcon, e cila zotohet t’i kryejë për vlerën 7,5 milion euro dhe 11.5 milion ndahen me firmat e që kishin kontratën.

Faturat e porosive të punimeve që ka bërë Artcon tregojnë se si fryhen me 3-4 herë preventivët dhe vidhen paratë tona, ndërsa vlera reale e ndërtimit nuk shkon më shumë se 3 milion euro! Vetë kompania kontraktore rezulton të ketë qënë në emër të bashkëshortes së Klodian Zotos dhe kur u nënkontraktua ishte në emër të Denis Ymerit, i punësuar shofer në inceneratorin e Tiranës.

E gjithë kjo mund të ishte ndaluar nëse drejtësia e re do të kishte bërë punën në mbrojtje të interesit publik. Më kujtohet se në shkurt të vitit 2020, më nxorrën nga montazhi sepse do të hynte lajmi i parë, shumë i rëndësishëm: SPAK niste hetimet për tenderin e landfillit në Porto Romano. Sot bëhen 4 vjet. Më shumë ka gjetur media sesa Prokuroria e Posaçme.

Ky njoftim në ato kohë më la përshtypje pozitive për drejtësinë e re që kishte nisur një hetim kryesisht dhe kishte regjistruar procedim penal për veprën ‘shkelje e barazisë në tendera’. Mu duk i tillë se me aq sa kuptoj dhe më kanë shpjeguar, modeli i sistemit me prokurorë të pavarur u zgjodh i tillë që të mos kemi prokurori që punojnë në bazë të kallzimeve por dhe verifikojnë kur ngrihen flamuj të kuq nga media dhe shoqëria civile.

Por ne në Shqipëri e bëmë si shqiptarët: hoqëm përgjegjësinë institucionale dhe janë bërë hetimet e prokurorisë çarçaf me përplasje interesash. Për të njëjtën çështje çfarë shkruan një prokuror nuk shkruan tjetri…

ola xama eco park

Sondazh

Poll

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro