LIVE UPDATES
Politike

“Nuk përjashtohet përfitimi i politikanëve”, BIRN për amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, “të certifikatës familjare”. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si “çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe”.

27 Qershor 2022, 22:04 Nga I.A
“Nuk përjashtohet përfitimi i politikanëve”, BIRN
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shtyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë “në përbërje të certifikates familjare,” gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë “në përbërje të çertifikatës”, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjerri, vjerra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

“Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,” deklaruar, shkruhet në projektligj.

Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

“Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,” shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri “në thelb nuk ndryshon” nga ai i mëparshmi.

Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burrokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si “çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre” dhe për të cilët “ka paragjykime”.

Marrë nga Reporter.al

edi rama damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje