LIVE UPDATES
Politike

"Nuk kishte fyerje më të madhe se dekorimi i skulptorit xhelat"/ Berisha: Sot ne jemi opozita më e pamposhtur, qëndrojmë për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve

Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Lideri i opozitës nuk la pa përmendur dhe dekoratën që Universiteti i Arteve i dha Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës.

18 Maj 2026, 19:57 Nga E. D
"Nuk kishte fyerje më të madhe se dekorimi i skulptorit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar, se opozita është e pamposhtur dhe se ajo qëndron e tillë për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Lideri i opozitës nuk la pa përmendur dhe dekoratën që Universiteti i Arteve i dha Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës. Sipas Kryedemokratit, kjo ishte një fyerje dhe poshtërim i madh për studentët dhe pedagogët që janë artistë të vërtetë.

"Është gjithnjë nder për mua dhe privilegj t’i adresohem parlamentit të qytetarëve, të flas para jush qytetarë dhe qytetare, demokrate dhe demokratë të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për të çmuarën që ka njeriun i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor. Avoketër të pamposhtur të të vërtetave. Asgjë nuk ka më të çmuar njeriun se dinjitetin e tij. Asgjë nuk përcakton më shumë dinjitetin e tij se sa raporti dhe qëndrimi që ai ka ndaj të vërtetës. Sot ju, mbarë opozita shqiptare, jeton në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Jeton në një narkodiktaturë apo diktaturë autokratike. Por në dallim nga një seri diktaturash autokratike tjera, diktatura e Edi Ramës bazohet në miliarderët e drogës, bazohet në kartelet e drogës, bazohet në vjedhjen e miliardave të qytetarëve shqiptarë, bazohet në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën, terrorin, kontrollin policesk të shqiptarëve.

Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën. Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh. Mirënjohje për xhelatin që firmosi të varet poeti. Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më të madh për ata studentë, për ata pedagogë artistë të vërtetë se sa dekorimi i skulptorit xhelat, që firmosi në vitin 1988, në prag të rënies së Murit të Berlinit, varjen e një poeti që i thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. I thurte vargje Kosovës dhe popullit të saj të pushtuar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!