LIVE UPDATES
Politike

Nuk e pranon Belind Këlliçin? Veliaj: Po deshi Berisha, bujrum le të vijë për debat

Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë" Belind Këlliçi.

27 Prill 2023, 21:10 Nga k.m.
Nuk e pranon Belind Këlliçin? Veliaj: Po deshi Berisha, bujrum le
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj kërkon debat me kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë" Belind Këlliçi, por shtoi se nuk e ka problem që të përballet me Sali Berishën, duke theksuar edhe njëherë faktin që ai është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

“Unë nuk kam asnjë frikë të dalë në debat me askënd edhe me ata që janë drejtues të koalicionit, Berishën dhe Metën. Në fazën që Berisha ka ikur nga fushata e Tiranës edhe Meta ka ikur, unë nuk bëj dot debat. Nuk kam hezituar asnëj debat. Nuk është fare frikë. Kjo fushatë është një make up për Berishën. Populli më pro amerikan ka një non grata. Përsa kohë që ne kemi një raport me SHBA dhe përsa kohë që Berisha ka një vulë që flliq dhe forcën që përfaqëson. Ne sot kemi një koalicion pa emër e dhe pa fytyrë, tani unë të bëj një debat me gjuhën e shenjave. Debati me gishta nuk bëj dot që nuk nxjerrin as fytyrën. Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat. Por nuk pranojmë çdo surrogato që ka zgjedhur ai për të pastruar fytyrën,"-tha Veliaj.

DEBATI I PLOTË:

Erion Veliaj: Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!

-Kjo pastaj është justifikim se secili e gjen një justifikim. Pse mos të bëhet debat, në këto zgjedhje unë e kuptoj që s’bëhet, por le të merret një parim xhentellmenësh, kandidatët të vijnë të përballen me njëri-tjetrin.

Erion Veliaj: Nuk kam hezituar asnjë debat, edhe me ata që dalin me zë dhe figurë.

-Është për të defaktorizu kandidatin kjo apo…Unë e quajta frikë në fakt.

Erion Veliaj: Jo s’është fare frikë. Këtu bëhet fjalë për të validuar disa njerëz që në këtë fushatë janë detergjentë dhe makiazh për fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

-Po ç’rëndësi ka? Sepse ka dhe të tjerë që mendojnë se ju jeni një makiazh për fytyrën e Ramës.

Erion Veliaj: Ne jemi sot në një situatë ku vendi më pro-amerikan ka një pjesë të lidershipit politik të shpallur non-grata që do të thotë çdo bashkëpunim me ata personazhë apo pastrim i figurës së këtyre personazheve që janë në funksion të amnistisë së Sali Berishës.

-Si mund të thuash atë që është zgjedhur me votë, unë nuk e njoh?!

Erion Veliaj: Për sa kohë ne kemi një raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për sa kohë që Sali Berisha është një njeri që ka një vulë dhe një damkë që nuk fëlliq vetëm atë, por të gjithë forcën që ai përfaqëson apo atë aliazh forcash. Sot ne kemi një koalicion pa vulë, pa emër, pa fytyrë. Kanë hequr emrat, kanë hequr fytyrat dhe tani po dalin vetëm me gishta. Të më thuash mua tani që unë duhet të dal të bëj debat me njerëz të tillë…

erion veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës