LIVE UPDATES
Politike

Një person i tretë i ka pritur tek ashensori/ Hiqen kamerat që filmuan takimin Basha-Balla, bashkia në aksion për të zhdukur provat

Por teksa kërkohet heqja e kamerave që filmuan takimin sekret, specialistët e Bashkisë japin një tjetër fakt se 2 protagonistët në video nuk mund të përdornin “ashensorin me çip” pa ndihmën e një personi të tretë i cili është kujdesur që ta mbajë ashensorin në katin zero, teksa mbërrin të ftuarit specialë.

21 Maj 2023, 18:16 Nga I.A
Një person i tretë i ka pritur tek ashensori/ Hiqen kamerat që
Momenti i hyrjes

TIRANË- Pas publikimit të pamjeve të takimit Basha-Balla më 3 dhjetor në banesën e një prej bashkëpunëtoreve të Lulzim Bashës, Bashka e Tiranës merr masa të menjëhershme për heqjen e kamerave. Specialistë të Bashkisë së Tiranës kanë shkuar në pallatin ku u mbajt takimi dhe kanë kërkuar nga administratori i pallatit heqjen e kamerave. Por teksa kërkohet heqja e kamerave që filmuan takimin sekret, specialistët e Bashkisë japin një tjetër fakt se 2 protagonistët në video nuk mund të përdornin “ashensorin me çip” pa ndihmën e një personi të tretë i cili është kujdesur që ta mbajë ashensorin në katin zero, teksa mbërrin të ftuarit specialë.

Pasi Taulant Balla konfirmoi autenticitetin e videos ku shfaqej duke u futur në të njëjtën hyrje për të zhvilluar takim me Lulzim Bashën  në banesën e një bashkëpunëtoreje të tijën, ka nisur edhe marrja e masave për asgjësimin e kamerave të sigurisë, apo pastrimin e atij pallati nga provat. Lulzim basha e cilësoi montazh sapo videoja u publikua, duke mohuar vërtetësinë e saj, por Balla dhe një tjetër version, duke konfirmuar vërtetësinë, por sipas tij çdo gjë ishte rastësore dhe se nuk është takuar brenda banesës me Lulzim Bashën. Por pasi Syri Tv konfirmoi të kundërtën,  është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës, për të zhdukur provat dhe kamerat e sigurisë. Në pallatin ku u zhvillua takimi kanë shkuar për inspektim përfaqësuesit e Bashksië së Tiranës, të cilët me pretekstin e kontrollit të mirëmbajtjes së shkallës, kanë marrë vetëm një masë konkrete, heqjen e kamerave që filmuan takimin mes Lulzim Bashës dhe taulant Ballës më 3 dhjetor të vitit 2022, e për justifikim shkresor kanë shtuar dhe marrjen e masave për vendosjen e një fikse zjarri.

Syri Tv siguroi kopjen e inspektimit, e cila është afishuar pranë hyrjes së Pallatit, ku Basha u takua me Ballën, e që ndryshe nga sa veprohet me pallatet në Tiranë, kujdesi ka qenë më i madh. Por teksa Specialistët e Bashkisë së Tiranës urdhërojnë heqjen e kamerave të sigurisë, konfirmojnë edhe një detaj, jo pak të rëndësishëm, që fakton se takimi mes Ballës dhe Bashës nuk ka qenë rastësor, por personi që ka organizuar takimin është kujdesur për futjen e tyre me lehtësi në banesë.

Specialistët e Bashkisë së Tiranës, shkruajnë se ashensorët e këtij pallati janë të pajisur me çip, çka nënkupton që veç banorëve të pallatit askush tjetër nuk mund ta përdor pa pasjen e këtij çipi.

E në rastin konkret, si Lulzim Basha ashtu edhe Taulant Balla janë shoqëruar nga një person që kur ata mbërrijnë te ashensori e deri në banesën e takimit. Me këtë detaj të zbuluar nga Bashkia e Tiranës konfirmohet se personi në fjalë, ka ditur me përpikëri kohën e mbërritjes apo është telefonuar paraprakisht, dhe siç duket nga pamjet në të dyja rastet si Basha ashtu edhe Balla, e gjejnë ashensorin me derë të hapur në katin zero dhe më pas ngjiten për në banesën e takimit. E sipas asaj që konfirmojnë specialistët e Bashkisë në këtë shkresë, ashensori është me çip dhe pronari i banesës ku u mbajt takimi është kujdesur që ata të ngjiten lehtësisht nga kati zero në banesën ku u mbajt takimi sekret.

Marrë nga Syri.net

taulant balla lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet