21 Maj 2022, 18:15
Nga DOSJA
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufa, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai ka shpjeguar se mazhoranca ka detyrë t’i japë shqiptarëve një president i cili është më i mkirë se ai aktual, të cilin Gjiknuri e quajti modelin më të keq të mundshëm.
Sa i përket emrit të ish kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit, ai tha se nëse opozita bie dakord, ai mund të jetë një kandidat për tu vendosur në krye të shtetit.
“Emri i Fatos Nanos si kandidat për presidentin e ri, personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse do të prezantohet nga opozita mbetej për tu parë. Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi 2 do shkojë dëm pa një kandidat.
Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike. Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike” ka deklaruar ai.
Politike
21 Maj 2022, 17:59
Halim Kosova
TIRANË- Mjeku Halim Kosova, në një lidhje skype për News24 ka bërë të ditur planet e tij profesionale. Ai k...
Politike
21 Maj 2022, 17:23
Halim Kosova
TIRANË- Kandidati i propozuar nga opozita për President të Republikës, Halim Kosova, ka zhvilluar një intervistë...
Politike
21 Maj 2022, 15:52
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrug&eum...
Politike
21 Maj 2022, 15:48
Edi Rama
VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Politike
21 Maj 2022, 14:00
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për rëndësinë e investime për rritjen e numrit të turistëv...
Politike
21 Maj 2022, 15:23
Edi Rama
VLORË- Ditën e sotme u zhvillua në qytetin bregdetar të Vlorës, Konferencën Ndërkombëtare “Drej...
Politike
21 Maj 2022, 15:06
Niko Peleshi
POGRADEC- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me blerjen e raketave 'Javelin' nga SHBA-ja. Gjatë një deklara...
Politike
21 Maj 2022, 13:45
Ilir Meta
TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
Politike
21 Maj 2022, 12:57
Edi Rama
VLORË- Pas konferencës Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime' gazetarët i drejtuan...
Politike
21 Maj 2022, 12:14
VLORË- Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama futet brenda ambienteve ku po zhvillohet takimi me kryetarët e bashkive, deputetët ...