LIVE UPDATES
Politike

Nga aksioni opozitar te Reforma Zgjedhore/ Zbardhen diskutimet dhe debatet mes deputetëve demokratë, tre prej tyre braktisin mbledhjen e Grupit

Tre deputetë kanë braktisur mbledhjen, pas një debati me Tritan Shehun, i cili ka deklaruar se nuk duhet të dalin diskutimet që zhvillohen brenda mbledhjes.

24 Janar 2024, 19:55 Nga r.ll
Nga aksioni opozitar te Reforma Zgjedhore/ Zbardhen diskutimet dhe debatet mes
foto nga mbledhja

TIRANË -Është shoqëruar me debate dhe diskutime mes deputetëve që morën pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i Grupit, Gazment Bardhi është ndalur tek Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë negociatë për bashkëkryetarin. Ndërkohë deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një propozim për radikalizim të aksionit. Ai është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve është i vakët, pavarësisht se është muaji i katërt i aksionit.

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas "Panorama" deputeti Dashnor Sula ka thënë se “duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare”.

“Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra”, ka thënë Sula. Por tre deputetë kanë braktisur mbledhjen, pas një debati me Tritan Shehun, i cili ka deklaruar se nuk duhet të dalin diskutimet që zhvillohen brenda mbledhjes.

DEBATET DHE DISKUTIMET

Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Agron Gjekmarkaj: Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri-tjetrin, por u perballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetuese, mosndërhyrjen në punët e brëndshme të PD, për komisionet hetimore parlamnetare. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiebces, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai (Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kesisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecen me axhenden e vet ne rrimë vendnumero. Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifikim i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqineë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionuarit si “grup i gatshem” duhet te kete një limit. Pra ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverine pa fund per kete autoritarizem. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite, ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo  radikalizmi, por jo racionalizëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i refermohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qënë edhe Sali Berisha ketu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dheme kalimin e kohes , do kthehet në dobësi  e jona dhe mbase rrezikojme te humbasim edhe empatinë e shoqerisë.  Jane 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsiderohen padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërëbrënda kësaj kornize. Pra qeverisë i intereson që Berisha të shfaqet në dyert e Spakut dhe ta ktheje këtë në temën kryesore të diskursit publiksipas menyres se vet, raportin e tij me drejtësinë, si dhe opozitën në një protestë të pakonsideruar, e cila ka  disa kërkesa ,qëme kalimin e kohës humbasin vlerën e tyre, sepse po u afrohemi zgjedhjeve. Në këtë mënyrë s’kemi mundësi të organizohemi, të ndërtojmë platforma komunikimi me shoqërinë, të bëhemi atraktiv dhe konkurues duke mbetur brenda një rrethi vicioz si udhetar pa cak. Nese mundemi ejani ta radikalizojme po realisht se di sa fuqi kemi per ta realizuar dhe mesa shoh e kemi te gjithe kete dyshim te gjejme mundesi te bejme fjalen efikase sa me shume e kudo.

Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.

Dash Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propzimin e një qeverie në hije, ku të jënë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhet kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejushme dhe e paparanueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që sta kam nxjërrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dash Sula: Edhe po iki Tritan.

(Tre deputetët largohen nga mbledhja)

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komistetin e Stabilizim Asoçimit Be-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojt kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësus. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jëtë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

Xhelal Mziu: Ne duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendas, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimore. Të rikthehen me patjetër Koalicionet Zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmit politik. Sa i përkët Situatës në PD. Bashkimi i Grupit Parlamentar në korrik 2023 ndikoj maksimalisht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut Opozitë-Pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkohore, dhe komisioneve hetimore ishte një betejë reale që e sensibilizojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombëtar, për shkeljen e Kushtetutës nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kurr ka nevoj për Bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevoj dhe për përthithje të eksponentëve publik në Shqipëri, ka nevoj për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkues, shprese, triumfues ndaj Rilindjes. Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e eltave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërfshirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot.

mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete