LIVE UPDATES
Politike

Nga 1 prilli paga referencë dhe kontrolle për 10 mijë biznese në sektorin mjekësor

Kemi rritje të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

30 Mars 2026, 14:47 Nga D.S

Nga 1 prilli paga referencë dhe kontrolle për 10 mijë biznese

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve dhe të Doganave, njoftoi se përveç sektorëve të ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve, në fokus të administratës tatimore do të jetë edhe formalizimi i sektorëve mjekësorë dhe estetikë.

“Vjet kemi ndërmarrë kontrolle për sektorët e ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve dhe këto nisma kanë dhënë rezultate konkrete.

Kemi rritje të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sektori mjekësor dhe ai i kujdesit personal dhe estetik janë identifikuar me risk të lartë dhe do të jenë objekt i punës së administratës tatimore në muajt në vijim”, u shpreh ministri Malaj.

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se për sektorin e shërbimeve mjekësore në fokus do të jetë kontrolli i rreth 10 mijë bizneseve me 45 mijë të punësuar.

Binaj shtoi se më 1 prill do të publikohen pagat indikative për këtë sektor.

“Do të kryejmë kontrolle për tatimpaguesit që do të vijojnë në shërbimin mjekësor, për rreth 10 mijë tatimpagues dhe 45 mijë të punësuar. Më 1 prill do të publikohen pagat indikative. Më pas do të vijojnë kontrollet edhe për shitjen e produkteve bujqësore”, u shpreh ai.

Drejtori i Tatimeve: Në 2026 dixhitalizohen 11 shërbime, përfshi rimbursimin e TVSH për fermerët dhe aplikimet për Paqen Fiskale

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj gjatë konferencës për shtyp tha se në fokus të tatimeve dixhitalizimi i shërbimeve është një nga shtyllat kryesore.

“Në 2025 u aplikuan disa shërbime, paraplotësimi i deklaratës së TVSH, të deklaratës së të ardhurave personale (DIVA), dixhitalizimi i vërtetimit të pagës vjetor”.

Për 2026 z. Binaj tha se adminsitrata tatimore ka planifikuar dixhitalizimin e 11 shërbimeve, ku ndër më të rëndësishmet janë: Automatizimi i procesit të rimbursimit të fermerëve, Të rimbursimit të individëve, Të paqes fiskale, Aplikimi për certifikatën e rezidentëve etj”.

Në fokus të kontrollit të administratës tatimore, sipas Binaj do të jetë edhe sektori i ndërtimit, turizmit, shërbimit mjekësor dhe kujdesit personal, hidrokarbureve dhe produkteve bujqësore.

“Për sektorin e ndërtimit deri në muajin mars u dërguan 1,500 mesazhe informimi për tatimpaguesit. Kontrollet e ushtruara dhanë rezultate pozitive me rritje e 29% të tatimit mbi të ardhurat dhe 14% në kontributet të sigurimeve shoqërore.

Kemi filluar vlerësimit nga agjencitë imobiliare dhe do të vijojë kontrollet dhe hetimit për të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen pozitivisht iniciativës për formalizimin e pagave.

Në sektorin e turizmi është fokuar në analizimin e të dhënave të marra nga në Booking ku kishte 7,000 për 80 mln euro të ardhura nga rezervimet dhe për 8,500 individë dhe biznese në AirBnb me 40 mln euro të ardhura nga rezervimet.

Do të kryejmë kontrolle për tatimpaguesit për tatimpaguesit që nuk kanë deklaruar korrektësisht të ardhurat.

Në sektorin e tregtimit të produkteve bujqësore, fokusi ka qene në tregjet ushqimore kryesore të vendit. Prezenca e administratës tatimore në këto tregje do të jetë e vazhdueshme, herë për të informuar dhe për të kontrolluar”.

Drejtori i Doganave Beja për kontrollin e hidrokarbureve: Janë vendosur 112 masa administrative për 58 subjekte

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi rezultatet e deritanishme të kontrolleve në sektorin e hidrokarbureve.

Ai bëri të ditur se në fokus të administratës doganore ka qenë verifikimi i produkteve energjetike, në kuadër të një plani operacional të bazuar në analizën e riskut.

Sipas Bejës, që prej datës 11 mars janë inspektuar 58 subjekte dhe janë vendosur 112 masa administrative për shkelje të konstatuara.

Shkeljet janë evidentuar në disa qytete të vendit, ku numri më i lartë është regjistruar në Tirana me 22 raste, e ndjekur nga Durrësi, Fieri etj.

“Nga 11 mars janë inspektuar 58 objekte dhe janë dhënë 112 masa administrative.

Në Tiranë janë kryer 11 kontrolle dhe janë vërejtur 22 shkelje, në Durrës janë kryer 8 kontrolle dhe janë vërejtur 10 shkelje, në Fier 6 kontrolle dhe 9 shkelje, në Korçë 2 kontrolle dhe janë vërejtur 6 shkelje, në Pogradec 3 kontrolle dhe 8 shkelje, në Elbasan 3 kontrolle dhe janë vërejtur 8 shkelje, në Gjirokastër dhe Lezhë. Në Dibër janë vërejtur 6 shkelje, në Kukës 1 kontroll 3 shkelje, në Sarandë 5 kontrolle dhe 2 shkelje, në Vlorë 4 kontrolle dhe 6 shkelje, në Shkodër 6 shkelje dhe në Berat 6 shkelje.

Bazuar në analizën e riskut jemi përpjekur për të kuptuar si është gjendja e shitjes së hidrokarbureve me pakicë. Plani operacional po ecën siç duhet”, pohoi ai./Monitor.al

ministri i financave petrit malaj

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë