LIVE UPDATES
Politike

“Nëse vijojmë të kacafytemi deri në 2025”, Bardhi tregon arsyet pse nuk mori pjesë nga mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Është e paligjshme

Bardhi tha se Berisha duhet të ishte tërhequr me kohë në mënyrë që të mos lejonte që PD të hynte në këtë gjendje ku është sot.

24 Qershor 2023, 19:52 Nga I.A
“Nëse vijojmë të kacafytemi deri në 2025”,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se arsyeja se përse zgjodhi që të mos ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, është fakti se organizimi i saj u bë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në statut. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bardhi tha se situata në PD është e vështirë, ndërkohë që ende nuk është gjetur rruga për bashkimin e partisë.

Në lidhje me bashkimin me grupimin e Berishës, ai u shpreh se nuk e sheh të mundur një gjë të tillë për sa kohë gjërat që i kanë ndarë janë po aty dhe qëndrimet nuk kanë ndryshuar. Bardhi tha se Berisha duhet të ishte tërhequr me kohë në mënyrë që të mos lejonte që PD të hynte në këtë gjendje ku është sot.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gazment Bardhi: Ka patur një kërkesë timen për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por mënyra e organizimit të mbledhjes ishte e ndryshme nga ajo që thuhet në statutin e PD, ndaj unë dhe një pjesë e trupit nuk ishim pjesëmarrës në takim. Rruga në të cilën është futur zhvillimet brenda PD, është një rrugë që e kam paralajmëruar që të jemi të matur për të mos thelluar përçarjen. Sot nuk kemi nevojë për ndasi. Ky duhet të ishte momentin që të gjithë të kontribuonim në ringritjen e PD, proces që unë nuk e shoh si një proces ndarës.

Nisida Tufa: Po krijohen ndasi të reja?

Gazment Bardhi: Ajo për të cilën kemi luftuar ka qenë një lutje kërkesë për reflektim ndaj cilitdo për të kapërcyer interesin personal. Nuk bie dakord me përsëritjen e metodave ndaj të cilave jemi ndarë, kemi pasur qëndrimin tonë më lëvizjet e grupit të zotit Berisha e kur shoh që përsëriten, ndjej keqardhje që dikur kanë thënë ndryshe e sot thonë ndryshe. Ndërkohë që ne jemi koherent në qëndrimin tonë dhe mënyrën se si duam ta shohim PD- në.

Nisida Tufa: Në lidhje me deklaratat tuaja të fundit, janë perceptuar si një ndarje përfundimtare mes jush dhe zotit Basha

Gazment Bardhi: Nuk ka folur për zotin Basha jam pyetur nga gazetarët. Nuk preferoj të flas për individë sepse këtë proces nuk e shoh të lidhur me individët por me PD dhe atë që demokratet presin nga kjo parti. Nëse do e shihja të lidhur me individët do e shihja të lidhur me interesin tim personal, por për mua preavalon interesi i demokratëve.

Nisida Tufa: Flitet për një afrim tuajin me grupimin e Berishës. E keni harruar non gratën?

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë afrim. Gjatë këtyre ditëve kanë nisur të kërkojnë llogari tek mua për qëndrimet që mban Berisha, psh pse thotë fjalë të mira për ua, a thua se kisha fuqi ta ndaloja kur fliste keq për mua.
Unë nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj zotit Berisha në asnjë çështje për të cilën kemi pasur diskutime. Vlerësoj marrëdhënien me SHBA si prioritet të PD. Ne kemi humbur 1 vit e gjysmë duke u marrë me njëri tjetrin, unë që të bind Berishën se është gabim dhe ai të më bindë mua për të kundërtën. Unë mendoj se nuk e bëjmë dot.
Unë kam objektiv të mund Ramën, jo të përplasem në zgjedhje me Berishën që nga përplasja jonë të fitojë Rama.
Duhet vendosur objektivi i çdo opozitari që të ndërtojmë një strategji. Nëse mbajmë ndezur konfliktin brenda PD i vetmi që fiton është Rama. Unë këtë nuk e pranoj dot. Nuk isha as në zgjedhje ku nga 45 minuta fjalim 44 ishin për Ramës.

Nisida Tufa: Po tentativa për bisedime me grupimin e zotit Berisha ka?

Gazment Bardhi: Bisedimet e mia me Palokën janë transparente. Propozimi im ishte publik dhe nuk u pranua nga grupimi i Berishës. Sot nuk ka asnjë tentativë bisedimesh, ndryshe do ishin publike. Nëse beteja deri në 2025 do jetë kacafytja brenda demokratëve, nga kjo ngrihet vetëm PS dhe Rama. Pjesë e kësaj strategjie dhe këtij projekti nuk bëhem. PD ka nevojë për tre gjëra: të prodhojë ide, të dalë jashtë konfliktit dhe të ringrihet duke i zgjatur dorën çdo demokrati.

Berisha duhej të ishte tërhequr për të mos futur në këtë rrëmujë PD shumë kohë më parë. Në konflikt me partnerët tanë strategjik PD vetëm dobësohet, por shoh që Berisha nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë. Ajo që kam unë në dorë si demokrat dhe drejtues i PD është ç’do bëjmë ne të tjerët për partinë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen