Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej lideri i opozitës i ka drejtuar disa pyetje e kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje. Berisha pyet nëse bashkëshortja kryeministrit Linda Rama është takuar me prokurorin Vladimir Mara për dosjen e sipërpërmendur.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beridsha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se në SPAK po zhvillohet një "betejë e egër". Sipas Berishës bëhet fjalë për një dosje të AKSHI-t që implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Referuar përgjimeve të publikuara nga Berisha, Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër.
Sipas tij, shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.
"Të dashur miq, pak ditë më parë, të mërkurën unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës. Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj. Të gjitha të pavërteta. Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve. Miqtë e mi, në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër. Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën. Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër. Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.
Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave. Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda. Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes. Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani.", tha Berisha.
Më tej lideri i opozitës i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje. Berisha pyet nëse bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama është takuar me prokurorin Vladimir Mara për dosjen e sipërpërmendur.
"Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën. Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke? Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI? Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde? Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo? Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun? Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.
Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën. Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull.
Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet. E këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën. Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e tyre. Ta rikthejmë Shqipërinë në dheun e shpresës, në dheun e shpresës, begatimit, lirisë, prosperitetit dhe të ardhmes së tyre. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!", u shpreh Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
ilaria salis dhe fredi beleri HUNGARI- Ilaria Salis, aktivistja italiane antifashiste është liruar nga arresti shtëpiak në Budapest. L...
edi rama TIRANË-Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë ...
lulzim basha TIRANË- Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha, deklaroi se do të bëjë rekurs në...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që sipas tij provon lidhjen kontraktuale të...
richard nephew SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se koordinatori amerikan Kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew, do të udh&e...
sali berisha dhe jamarber malltezi TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali B...
mirela kumbaro dhe belinda balluku KOMAN- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit t...
luiza mandi LIBOHOVË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg, ish-kryebashkiaken e Libohovë, Luiza Mandi pasi u akuzua nga SPAK p...
Berisha TIRANË- Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatë...