Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në fjalën e tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, Berisha tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim.
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve ’90 dhe duke theksuar se urrejtja dhe shtypja ndaj shqiptarëve janë po aq të thella sa dikur. Në fjalën e tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, Berisha tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim. Berisha e cilësoi Josif Budën si frymëzim për një përpjekje të re për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës në vend.
"Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare. Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg. Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990. Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro. Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.
Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës. Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë. Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe. Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin. 45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.
Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.
Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë. Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve? Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi. Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës. A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?
Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë. Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim. Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin. Do ta mbyll duke të falënderuar shumë zoti kryetari i bashkisë. Ke një meritë të veçantë për këtë nismë që ke marrë. Ke nderuar Josif Budën, ke nderuar jo vetëm familjen Buda, por çdo familje të ndershme të këtij qyteti dhe të gjithë shqiptarët liridashës," tha Berisha.
Ervin Salianji KAVAJË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Bud&eu...
Sali Berisha KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ceremonia e përurimit të shtatores së dëshmorit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se gjaku dhe sakrifica e Josif Budo u kthyen në dritë dhe frymëzim për të...
Rama dhe Meloni ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Con...
Edi Rama dhe Ilir Proda TIRANË- Parkimi i makinës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër në vend, është...
Edi Rama DURRËS- Drejtorët e bashkisë Durrës kanë dhënë dorëheqjen të gjithë ditën e sotme, pas...
Majlinda Bregu World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe...
Foto nga takimi LETONI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zy...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe a...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi është shprehur mbrëmjen e sotme se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët q&e...