LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga të huajt! Rama-Basha bashkë që para 2014-ës

• Meta prezantoi sot logon dhe ideologjinë e ish-LSI, që tashmë quhet "Partia e Lirisë". • Meta tha se PL është parti patriotike as e majtë dhe as e djathtë. • Meta sqaroi sot se PL është një parti me frymë të re por nuk është penduar për LSI. • Meta garantoi vijimësinë e bashkëpunimit me Berishën. • Meta foli edhe për shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. • Meta akuzoi Bashën për tradhti që daton para 2014-ës. • Kreu i PL tha se bashkëpunimi me Ramën është i shpejtë dhe se marrëveshja për Reformën Territoriale është bërë më para. • Meta foli edhe për PL dhe tha se për partinë e re pati dakordësi në bazë. 

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Meta tregon kur u bashkuan Rama e Basha: Ka nisur që para 17 majit, "Territorialja" u bë me dakordësi mes tyre

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta, kryetar i PD

TIRANE- Ilir Meta pretendon se bashkëpunimi dhe "shitja" e interesave të opozitës nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek kryeministri Edi Rama ka nisur që para marrëveshjes së 17 majit 2017. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se edhe Reforma Territoriale e vitit 2014 është miratuar me dakordësi mes tyre. 

Harta territoriale që u miratua në vitin 2014, u miratua kështu siç është me një mirëkuptim të plotë Rama-Basha pasi akordi nuk ka nisur më 17 maj jo. Unë si kryetar Kuvendi që isha, edhe pse isha në koalicion me Ramën, dhe kisha mundësi për ta bllokuar, ku duhej 84 vota. Duke enduar se interesi i vendit ishte gjithëpërfshirja i kërkova Bashës që të përfshihej në këtë reformë. Kam insistuar unë si kryetar parlamementi, kur bënte kuvendin PD kam çuar atje të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin që të shkonin t’u thoshin se duhet bërë kjo reformë, dhe ju lutem ta bëjmë me konsensus, na jepni një projekt për këtë. Nuk solli kurrë një projekt, pasi kishte bërë pakt me Ramën. 

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Shkarkimi i Ahmetajt, Meta: Lojëra për të fituar kohë, është larguar prej kohësh

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se shkarkimi i Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit ka ndodhur me kohë. Meta u shpreh se ajo që ndodhi ishte e gjitha një lojë për të fituar kohë. 

'Ka kaluar koha e shkarkimit këto janë për të fituar kohë, lojëra për të prodhuar ndonjë laj. Ai është shkarkuar prej kohësh. Nuk ka asgjë të përbashkët me Rilindjen tonë kombëtare, emrin e përdori për mashtrim, e shikoni të gjithë se çfarë bëjnë çdo ditë, kërdinë. Ky është një regres i madh për vendin.'- është shprehur Meta. 

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-"Mos më pyesni më për non-gratën" e Berishës, Meta flet për ndërkombëtarët: Ne kemi interesin e vendit tonë

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta tha se do të bashkëpunojë me kryedemokratin Sali Berisha pavarësisht sanksioneve nga SHBA dhe ndërkombëtarët. Meta tha se Shqipëria ka rregullat dhe interesat e saj dhe nuk ka për të bërë kurrë lojën e Ramës. 

"Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet e SHBA-ve, ndryshe nga  gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës."-tha Meta.

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

 

3 VITE ME PARE

VD-“Patriot bangladeshas”, Meta: Çfarë t’i themi Ramës, ai do bangladeshasit, t'i ujisin fushat me kanabis

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se ky i fundit kërkonte zëvendësimin e shqiptarëve me persona nga Bangladeshi për arsye se këta të fundit nuk do i kërkonin llogari për qeverisjen. Po ashtu, ai u shpreh se personat nga Bangladeshi vijnë në vendin tonë dhe përdoren për të ujitur tokat me kanabis.

'Po ça t’i themi ne këtij, patriot bangaladeshas? Kur thotë të ikin shqiptarët dhe të vijnë bangladeshasit. Ata vijnë këtu për një copër bukë thotë, nuk më kërkojnë llogari për inceneratorët. Të vijnë të punojnë si skllevër, madje edhe ato fushat e kanabisit i ujisin më lirë se këta shqiptarët që na kërkojnë edhe të drejta.'- tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Pas 30 vitesh sërish ju, Berisha e Rama në politikë? Meta: Të punojnë të rinjtë dhe t’ia marrin PD-në Berishës

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi nga të rinjtë shqiptarë që të punojnë shumë. Madje, përballë gazetarëve, Meta kërkoi nga të rinjtë e përfshirë në Partinë Demokratike që të punojnë shumë e t'i zënë vendin Sali Berishës në parti. 

'Nuk besoj se ky është problemi i qytetarëve shqiptarë. Problemi i tyre është se ato vidhen çdo ditë. Për një kamarier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetra mijëra hallexhinj që nuk u mbështetën nga shteti. Të punojnë dhe në PD e të punojnë më shumë se Berisha, t'ja marrin partinë. Këto janë turpe të mëdha, ku punon ai kë ka mik ai.. Njerëzit duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, për të dhënë një mesazh qytetarie. '- tha Meta. 

3 VITE ME PARE

VD-"Lulush eja këtu", Meta tregon prapaskenat e prishjes së "5 qershorit": Do i mblidhja unë njerëzit, ai kryeministër unë president prapë

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rrëfyer prapaskenat e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, (dokumenti që u dakordësua në gjuhën angleze me marrëveshje ndërkombëtare mes qeverisë dhe opozitës së 2020-ës për ti dhënë fund krizës zgjedhore në Shqipëri). Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Meta tregoi sesi e thërriti Bashën në zyrë, takim që Dosja.al e kujton dhe me këtë foto.

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga

Meta tha se i kërkoi ti linte në dorë organizimin e protestave mbarëkombëtare, që Basha nuk pranoi. Në këmbim tha ai, do të zgjidhej sërish president. 

Pjesë nga sqarimi i Metës: 

Nuk dua të flas, s'ka patur problem kalkulimi nga PD. PD ishin të gabuara për shkak të një besimi të tepruar që lidershipi i LSI i kishte dhënë PD. Kalkulimi i tyre ishte kriminal, një biznes i rënë dakord prej kohësh në kurriz jo vetëm të LSI por të gjithë shqiptarëve. Non-grata e Berishës ka qenë e hershme, kjo që ndodhi ishte gjoja artificial që ky digjte palmën këtu ai bënte mitingje në Berat. Kalkulimi ishte realizuar në akord. Edhe prishja e 5 qershorit ishte e akordësuar. I thashë Lulushit eja këtu, mblidh opozitën se janë prishur rregullat e lojës, i thashë eja këtu se do merrem unë. Njerëzit do të ti sjell unë, organizimin merrem vetë. I thashë vetëm thuaju që Meta do të jetë prapë president se presidenti do të zgjidhej, e ti do të jesh kryeministër. Do të ndihmoja demokracinë jo opozitën. I thashë këtë që Lulushi të dilte me rritje që të mbrohej presidenti dhe PD që e trajtonin ashtu siç e trajtonin. Dhe pastaj shpalli dhe ky doktorin non-grata dhe dy njerëz që aktrojnë dhe të tjerët që fryjnë sytë se xhepat i fryjnë shumë pak veta. 

Si u shkatërrua marrëveshja e 5 qershorit? 

Edhe pse Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi dhanë firmat, konsesusi për komisionet dhe procesin nuk vazhdoi. demokratët nisën kontestimin e marrëveshjes me akuzën se Rama e prishi atë. PS zgjodhi të hapte pjesërisht listat dhe formula për koalicionet shkatërroi konsesusin. PS votoi ndryshimet kushtetuese duke hapur pjesërisht listat dhe duke i hequr mundësinë koalicionit opozitar të garojë sipas së njëjtës skemë dhe duke i detyruar të dalin në të njëjtën listë.

3 VITE ME PARE

VD-Mori urim nga diplomatët e huaj? Meta: Nuk shqetësohem për ata, nuk pres vota nga ndërkombëtarët

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse ishte uruar për postin e ri nga diplomatët e huaj. Për gazetarët, Meta tha se nuk shqetësohet pasi nuk pret vota nga ndërkombëtarët por nga shqiptarët.

Pyetja: Nuk ka reagim nga selitë diplomatike në Tiranë, a keni pasur komunikim apo urime nga diplomatë të huaj?

Meta: Nuk kam shqetësim nëse nuk ka, shqetësim është kur nuk reagojnë partizanët për aferat. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër, janë afera që ua kam bërë të ditur me letra në dorë, unë jam i lumtur nuk pres vota nga ndërkombëtarët unë e kam me shqiptarët. Cdo detyrim i Shqipërisë me NATO do të plotësohet në mënyrë të shkëlqyer, siç ka ndodhur kur kam qënë ministër. Jan të tjerë ata që bëjnë historira i përfshijnë në politika të brendshme, duan të bëjnë politikë duke spekuluar, e duke mos përmbushur detyrimet si një vend që duhet të kishte hyrë në BE e jo të bënte dhe festa. 

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-"Këta vdesin içik për doganë", Meta thumbon qeverinë dhe tregon "mëkatet" e LSI: Sollëm rotacionin, nuk ishim gabim!

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e quan gabim aktivitetin e LSI. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët nga selia e PL, Meta tha se LSI ishte partia që vendosi për ndryshimet kryesore në vend. Meta ironizoi edhe përplasjen e kreut të doganave Gent Gazheli me botuesin Irfan Hysenbelliu, kur tha indirekt se "PS vdes içik për dogana".

Pyetje: A i amniston ndryshimi i emrit gabimet e LSI?

Ilir Meta: Të themi që ishte gabim LSI? Pse, ngaqë lidershipi i asokohe i PS pengonte integrimin, pasi Nano bllokoi marrëveshjen e MSA, se PS vdes për içik dogane. Për fat të keq, këtë të doganës e kanë problem të madh. Bëra kundërshtar kur isha kryeministër se mbylla atë traun se iu thashë atyre s'shkoj më në Bruksel të gënjej për hajdutllëqet tuaja dhe falë LSI erdhi rotacioni, erdhi qeveria e re e nisi me luftën e bandave e mbylli me marrëveshjen e MSA. Kjo është historia dhe LSI bëri një akt të madh, i dha vendit një ritëm të madh. Marrëveshja garantoi stabilitet të madh nga të cilat përfiton dhe sot Shqipëria. Edhe në rotacionin e 2013-ës dhamë kontributin tonë dhe i vumë kusht Ramës të votonte 3 ligjet sepse këtë e ka specialitet se nga integrimi, reformat, mediat nuk mund të përfitojë për ta kthyer qeverinë në bankomat, dhe për atë bandë që është banda qeveritare e inçeneratorëve. LSI gaboi me mandatet e mori ndëshkimin. Kanë bërë punë të mirë me inceneratorët.  Do merrem dhe me bandën e rrugëve se jam marrë me kostot e rrugëve dhe i di mirë.

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Ndryshimi i emrit të partisë, Meta: Asnjë nuk kishte kundërshtime

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se asnjë person nuk kishte kundërshtime në parti për ndryshimin e emrit.

'Ajo konventë mori ato vendime në mënyrën më transparente. Nëse nuk janë dakord, e pranojnë referendumin dhe brenda forcës politikës.Se kemi vetëm në nivel kombëtar. Në çdo koment janë të lutur të kundërshtojnë. Të jeni të sigurt që jo vetëm e pranuan, por është një emër i gjithë pranuar në shoqëri, pasi ka nevojë për aromë lirie. Gjithë kjo shtypje, kjo përmbysje ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe në vështirësi ekonomike, kjo arrogancë tallëse, polarizim dhe patronazhim për të kontrolluar mendimet dhe idetë, s’ka, është shtypje që ka reagimin e vetë. ‘Partia e Lirisë” po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypje të pabesë. Erdhën me premtime të tjera, po bëjnë krejt të kundërtën.'- u shpreh Meta.

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Meta: Jemi parti ultrademokratike! Nuk kam konkurencë me Berishën për forcën e parë drejtuese të opozitës

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se nuk është në konkurencë me kreun e PD-së, Sali Berishën. Gjatë konferencës për gazetarët, Meta u shpreh se partia e tij është ultrademokratike. 

'Nuk është një parti nacionaliste, ne nuk kemi asnjë pretendim territorial të asnjë vendi. Këto metra katror që i kemi me letra, duam ti kemi dhe t'ua lëmë brezave që vijnë. Dhe per Kosovën duam që Shqipëria t'i shërbejë forcimit të shtetit dhe të përparimit të saj. Nuk jemi parti nacionaliste, jemi parti ultrademokratike. Në kuoptimin, që referendumi është garant i rikthimit të Shqipërisë në themelet e Kushtetutës. Referendumi nuk është vetëm për zgjedhje por është pjesmarrje e popullit, në politikbërje, në refuzim që një bandë e bën për llogarinë e vet. Referendumi është një demokraci reale, jo fake, si ato followes nga Bangladesh.'- u shpreh Meta.

Pyetja: Berisha u shpreh se cilado force është e ftuar ti bashkohet, ku drejtues do të jetë PD. Synoni që Partinë e Lirisë ta bëni forcë të parë drejtuese të opozitës.

Meta: Nuk është objektivi ynë, se mund të jesh e para për 200 vjet e je bishti i maxhorancës. Nuk kam unë asnjë konkurencë, janë shpikje të kleptokracië. Nëse do ketë luftë do jetë kundër kapjes së shtetit. Ftoj të gjithë që cdo denoncim që kanë ta sjellin te Meta dhe te Partia e Lirisë, të jenë të bindur se nuk do u dali emri i tyre sic nuk u ka dalë deri më tani. Jemi parti, që ka standart ku respektohet opozita dhe media e lirë, e vërteta. 

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Meta i vendosur: Partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, të bindur për triumf!

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANE- Ilir Meta dha lajmin se Partia e Lirisë do të jetë në garë për fushatën e 2023 për zgjedhjet lokale. Meta tha se përsa kohë që ai të jetë lider i PL, bojkoti nuk është zgjedhje. 

Pyetje: Brenda 2 muajve do të dekretohet edhe data e zgjedhjeve. PL do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale? 

Meta: Për aq kohë sa do të jem unë lider i saj, nuk do të bojkotoj asnjëherë asgjë në këtë vend, as seanca parlamentare dhe aq më pak të bojkotoj zgjedhje. Kush ikën nga zgjedhjet në demokraci është kapitullues, i shiste siç i shiti ai që bënte si i nxehur duke i djegur palmën. Ose është me probleme. Unë s'jam naiv, demokracia duhet forcuar çdo ditë. PL do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje dhe është e bindur në triumfin e opozitës së vërtetë dhe masive.

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-"E majtë apo e djathtë?", Meta sqaron ideologjinë e Partisë së Lirisë: Patriotike!

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga

TIRANE- Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta sqaroi sot se Partia e Lirisë nuk kufizohet mes të majtës dhe të djathtës. Meta tha se PL është një parti patriotike ndërsa bëri disa pyetje "retorike" sesi sipas tij është katandisur sot Partia Socialiste. 

Pyetje: LSI identifikohej si e majtë, po PL, e majtë apo e djathtë? 

Ilir Meta: PL është Liria. PL është e majtë apo e djathtë? Kushtetuta është e majtë apo e djathtë? është gjithëpërfshirëse, tani nuk kemi të bëjmë me të majtë apo me të djathtë? Kam një pyetje, PS sot është e majtë apo e djathtë? Se e kemi kritikuar atë në Beograd po jepte ai 100 euro mbështetje për familjet në pandemi. Kam një pyetje tjetër, PS jo socialistët është një parti patriotike sot? është ajo parti që kush isha unë dhe të tjerët dha atë kontribut për Kosovën? Që ziheshim me Berishën por jepnim mesazhe solidariteti apo është parti që ka frikë të flasë për Srebenicën dhe Kosovën dhe lejon një aventurier ti fusë thika pas shpine Kosove? PL është parti patriotike, nuk mendojmë ta bëjmë të vetëm. Flaka nuk do ti vëjë zjarrin por do e shpëtojë Shqipërinë nga rrokullisja e kësaj bande. 

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Në krye të 'Partisë së Lirisë', Meta: Sot e deri ditën e triumfit jam pa xhaketë

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se nga sot e deri në ditën e fundit të triumfit do të jetë pa xhaketë. Po ashtu, ai i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen partisë së tij. 

'E di shumë mirë se duke qënë krenar për ato sakrifica janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falenderoj intelektualët që i janë bashkuar, që nga ambasadori Agim Nesho, janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent. Aleati më i madh është indiferenca e njerëzve të ndershëm e sidomos e intelektualëve që kanë një përgjegjësi të madhe. Duhet të fillojmë nga puna, se nuk e kemi kostumin që na sillte atë pyetjen se a i lejohet të flasë kështu një presidenti. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit. '- tha Meta. 

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Me librat për Kosovën në sfond, Meta mban konferencën e parë nga zyra e re në Partinë e Lirisë

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta

TIRANE- Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbajtur sot konferencën e parë nga zyra e tij në partinë "Partia e Lirisë" (ish-LSI). Kryetari i PL, Meta po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët ndërsa spikasin librat me sfond patriotik mbrapa. 3 vëllime për Kosovën nga Isuf Bushati janë titujtë e zgjedhur të ish-presidentit.

3 VITE ME PARE

Shqiponja e popullit të 2 marsit? Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta, kryetar i Partise se Lirise

TIRANE- Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë kryetar i "Partia e Lirisë" ka publikuar logon e re. Disa minuta para nisjes së Konferencës për shtyp, Meta ka ndarë logon në rrjetet sociale. Logoja mban ngjyrat e ish-LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) dhe mbizotëron e kuqja dhe e bardha. Një detaj që pret sqarimin e Metës është simboli i zgjedhur që nuk dallohet qartësisht nëse është avion apo një yll i përgjysmuar. Dosja.al po supozon se simboli i përafërohet më shumë gjestit të shqiponjës me të cilin Meta kur ishte president iu drejtua popullit më 2 mars 2020. 

Meta: 'PL' në front me Berishën, s'pres vota nga
Ilir Meta me 2 mars 2020

POSTIMI I PLOTE:

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta sali berisha partia e lirisë

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para