LIVE UPDATES
Politike

Ndërtimet pa leje, Kryeministria thotë se ‘nuk e ka’ kontratën e reklamuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama reklamoi në fund të shtatorit një kontratë noteriale për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes në kullën “Eyes of Tirana”, por qeveria refuzon prej gati 2 muajsh ta vendosë atë në dispozicion.

21 Nëntor 2022, 16:03 Nga k.m.
Ndërtimet pa leje, Kryeministria thotë se ‘nuk e ka’
Edi Rama

Më 29 shtator, kryeministri Edi Rama shfaqi në video live në faqen e tij në Facebook një dosje të verdhë, për të cilën tha se përmbante kontratën e parë noteriale të lidhur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë ndërtuese të kullës së njohur si “Eyes of Tirana” në sheshin Skënderbej.

Kontrata noteriale bazohej në vendimit kontrovers të 9 shtatorit, i trumbetuar se do të kalonte në pronësi të shtetit sipërfaqet dhe katet pa leje të pallateve shumëkatëshe dhe kullave të ndërtuara në zonat preferenciale të Tiranës.

Sipas Ramës, VKM-ja i kishte vënë me shpatulla pas murit ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit dhe deri atëherë “ia kishin hedhur duke korruptuar inspektorë, policë dhe gjyqtarë”. Ai tha gjithashtu se kontrata e parë noteriale i jepte mundësinë qeverisë që të merrte 4646 metra katrorë në kullën në qendër të Tiranës – sipërfaqe e cila do të përdorej sipas tij për “strehim social”.

Prej 29 shtatorit, BIRN ka kërkuar përmes ligjit për të drejtën e informimit një kopje të kontratës noteriale të reklamuar nga Rama, por është përballur me heshtje dhe refuzim nga Kryeministria për ta vënë në dispozicion dokumentin.

Në 18 tetor, pasi kishte kaluar afati 10 ditë pune sipas ligjit për të drejtën e informimit, BIRN i rikujtoi kryeministrisë se nuk kishte kthyer përgjigje. Pas këtij e-maili zyra e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit në kryeministri pretendoi se kërkesa kishte mangësi formale dhe kërkoi ribërje të kërkesës sipas një modeli të gatshëm.

Edhe pasi BIRN plotësoi formalitetet, kryeministria refuzoi kthimin e përgjigjes duke sjellë në vend të saj citime prej VKM-së, në të cilat aludohej se zyra e kryeministrit nuk e kishte dokumentin me të cilin Rama u mburr publikisht. Vetëm pas ankimit të BIRN pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, kryeministria tha në korrespondecë se “nuk e zotëronte dokumentin”.

“Kryeministria, si autoritet publik, nuk e administron dokumentin që kërkohet, në kuptim të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit””, thuhet në përgjigje duke referuar si bazë VKM 589. Kryeministria e plotësoi detyrimin ligjor për ta referuar kërkesën në Ministrinë e Financave vetëm më 16 nëntor dhe thuajse dy muaj pas kërkesës, BIRN nuk ka marrë ende përgjigje. Sipas një vendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit, kontrata në fjalë është kontratë premtim shitje mes Ministrisë së Financave dhe  kompanisë “Ideal Construction” sh.p.k, për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit.

Në këmbim, kompania ndërtuese përfiton një leje të re ndërtimi nga KKT me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga ndërtimi në tejkalim të lejes së Bashkisë së Tiranës./BIRN

edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet