“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Në seancën plenare të Kuvendit, Këlliçi e cilësoi situatën si një tallje me rregulloren, me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës së deputetëve.
TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejtën deputetëve që t’i bëjnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Në seancën plenare të Kuvendit, Këlliçi e cilësoi situatën si një tallje me rregulloren, me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës së deputetëve.
Sipas Këlliçit, prej gjashtë javësh që nga fillimi i sesionit parlamentar, mbi 95% e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë pasur mundësi të flasin në foltore, pasi seancat mbyllen me shpejtësi për të kaluar në votim. Në fund, Këlliçi bëri thirrje për lejimin e zhvillimit normal të seancës, duke respektuar të drejtën kushtetuese të deputetëve për të folur dhe përfaqësuar interesat e qytetarëve që i kanë zgjedhur.
"Kjo është një tallje që bëhet me rregulloren e Kuvendit e mbi të gjitha me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës që kanë deputetët. Por kjo është tallje që bëhet dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që vijnë këtu se ata as nuk janë zëdhënës, as nuk janë sekretarët e deputetëve që t'i bëjnë pyetje dhe lexojnë pyetjet e deputetëve. Se po qe po jua japim dhe fjalët atyre dhe të marrin dhe atë 38 minutëshin kohë që kemi ne si opozitë, të na lexojnë dhe përgjigjet tona, edhe fjalimet tona. Kjo që ju thoni, praktika parlamentare, është e konsoliduar në mënyrë shumë të qartë të paktën dy vjetët e fundit.
Po të shihni procesverbalin e vitit 2024 dhe të vitit 2023, në faqen 15 dhe 16, keni të shkruar momentin kur deputetët fillojnë dhe i adresojnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Për më tepër, ju vetë përmendët nenin 103 pika 7 të rregullores së kuvendit, që nuk e specifikon as në manual se pyetjet nuk ka të drejtë t'i bëjë deputeti. Se në fund të ditës, për të dalë te një pyetje duhet parashtrimi dhe duhet logjika. Do duhet të ketë një logjikë për çfarë po i pyesim drejtuesit. Ndërkohë nga ana tjetër, ju përmendët me të drejtë, madje i keni këtu në llozhë, keni dy drejtuesit, Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Të dy bashkë kombinuar në komisionin e ligjeve dhe në komisionin për nismat qytetare, kanë qëndruar mbi 10 orë me deputetët e opozitës dhe të mazhorancës.
Nuk kanë pasur ndonjë problem. Janë adresuar të gjitha pyetjet nga deputetët e opozitës, kanë dhënë përgjigjet e tyre kur kanë dashur, kur s’kanë dashur kanë dhënë sqarimet e tyre dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk kuptoj arsyen se përse ju doni t'i hiqni të drejtën deputetëve të këtij parlamenti t'i adresojnë pyetjet më shqetësuese që kanë sot qytetarët shqiptarë, këtyre drejtuesve, pesë drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. Në një moment kur na janë vrarë gjyqtarë nëpër salla, në një moment kur drejtësia në këtë vend është kthyer në padrejtësi, në një nocion të pranueshëm për çdo qytetar, po të dalësh dhe të bësh një anketim të thjeshtë. Ndaj, ju siç e shihni, qëndrimi ynë është i qartë. Ne duam të zhvillohet seanca. Ne kemi ardhur të përgatitur, sikundër kemi gjashtë javë që ka filluar parlamenti dhe nuk na jepet e drejta e fjalës.
Asnjë nga deputetët, mbi 95% e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë folur ende në foltore, se ju keni vendosur të mbyllni seancën. Në çdo seancë kaloni në votim. Ndërkohë, e vërteta është që deputetët e opozitës vijnë të përgatitur, është një punë voluminoze që kryhet dhe sigurisht ne vijmë këtu me votat e qytetarëve të opozitës dhe përfaqësojmë interesin e qytetarëve të opozitës, jo të atyre që flasin për heronjtë e fëmijëve tanë apo flasin për një drejtësi që është kthyer një levë në dorën e pushtetit për të goditur kundërshtarin politik. Ndaj, ju lutem, lejoni zhvillimin normal të kësaj seance. Siç e shihni, jemi të gjithë duke folur brenda kontureve të etikës, të rregullores, kemi ardhur të përgatitur. Jepini të drejtën kushtetuese deputetëve. Njiheni atë të drejtë që ua njeh rregullorja dhe të kalojmë seancë normale," tha Këlliçi./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë....
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ra...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku parti...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron...
Brunilda Mersini TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i sa...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme n&...
Foto nga Kuvendi TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në një seancë plenare q&eu...
Kuvendi TIRANË- Projektvendimi për Reformën Territoriale është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të sea...
Votimi TIRANË- Projektvendimi për Reformën Zgjedhore është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të seanc&e...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgj...