LIVE UPDATES
Politike

"Narkoshteti i Ramës renditet më keq se Ruanda", Berisha: 47 përqind e fëmijëve në Shqipëri vuajnë për kafshatën e gojës!

Sipas tij Shqipëria renditet 13 vende më keq se Ruanda që kaloi luftën e egër civile, ndësa po ashtu shton se dhe më lart renditet edhe Irani. 

24 Qershor 2024, 20:33 Nga r.ll
"Narkoshteti i Ramës renditet më keq se Ruanda", Berisha: 47
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në tubimin e përnatshëm që zhvillohet poshtë banesës së tij. 

Berisha tha se 47% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë në shkallë të ndryshme nga e rënda te e moderuara, për kafshatën e gojës. Sipas tij Shqipëria renditet 13 vende më keq se Ruanda që kaloi luftën e egër civile, ndësa po ashtu shton se dhe më lart renditet edhe Irani. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës sonë të drejtë, të dinjitetit, shpresës dhe lirisë së shqiptarëve. Ju përshëndes dhe përulem me nderimin tim më të madh, mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Për oratorët e parlamentit të lirisë, që u thonë shqiptarëve të vërtetat nga ky parlament. Të dashur miq, në historinë e njerëzimit në çdo barbari, në çdo fatkeqësi natyrore, në çdo pushtim, në çdo diktaturë, viktimat më të para, viktimat më të pafajshme janë fëmijët dhe para së gjithash fëmijët.

Së fundmi, organizata botërore për kujdesin e fëmijëve publikoi statistikën më tronditëse, statistikë që nuk është njohur kurrë në historinë e këtij kombi, sipas të cilës 47 përqind e fëmijëve në Shqipëri vuajnë në shkallë të ndryshme nga e rënda te e moderuara, për kafshatën e gojës, për ushqim. Ky tregues është aktakuza më e tmerrshme pas shpopullimit të Shqipërisë ndaj Edi Ramës dhe klikës së hajdutëve të tij. Të dashur miq, në këtë studim që përfshin 130 vende, Shqipëria vjen sot e varur në shtyllën e turpit të botës.

Shqipëria e Edi Ramës vjen sot në pozicionin më të zi, më çnjerëzor, më të turpshëm pas diktaturës së Taxhikistanit. Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës renditet 13 vende më keq se Ruanda që kaloi luftën e egër civile. Muaj më parë, kur qeveria britanike kërkoi të depozitojë, të sjellë në Shqipëri refugjatë si në Ruandë, Edi Rama u shpreh se ne nuk jemi Ruanda. Tragjike miq, Ruanda për ushqimin e fëmijëve, vogëlusheve të saj, qëndron 13 shkallë më lart se Shqipëria. Shumë herë më lart qëndron Iraku. Qëndron Çadi, qëndrojnë pra vendet të cilat kanë kaluar luftëra të egra.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet