LIVE UPDATES
Politike

Monitorimi i BIRN: Si Partia Socialiste nuk i mbajti premtimet elektorale për arsimin

Qëndresa Qytetare, një organizatë jofitimprurëse që ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme premtimet e partive politike lidhur me arsimin, solli në vëmendje rolin kryesor të qytetarëve dhe studentëve jo vetëm në raportim të mosmbajtjes së premtimeve por dhe në kërkesën për llogaridhënie ndaj institucioneve përgjegjëse.

23 Qershor 2022, 23:14 Nga k.m.
Monitorimi i BIRN: Si Partia Socialiste nuk i mbajti premtimet elektorale
Foto ilustruese

Të enjten paradite organizata Qëndresa Qytetare prezantoi në një forum me studentë, aktivistë dhe përfaqësues të medias, rezultatet e monitorimit mbi premtimet e mazhorancës per arsimin në vendin tonë. Sipas monitorimit shumica e këtyre premtimeve rezultojnë akoma të papërmbushura gjatë vitit të parë të mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Partia Socialiste nuk pati program politik të shkruar dhe i vetmi material i referueshëm ishte një video e kryeministrit Rama ku fliste për vizionin e Partisë Socialiste për arsimin, në të cilën identifikohen 11 premtime”, u shpreh Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, gjatë fjalës së tij.

Sipas raportit të monitorimit një ndër premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të PS-së për arsimin ishte investimi në infrastrukturën arsimore, si ndërtimi i kampusit prej 28 mijë metrash katrorë në Qytetin Studenti, kampusit të arteve dhe kampusit të UPT.

Krahasuar me peshën që kishte në buxhetin e shtetit për vitin 2021, buxheti për arsimin është rritur me 28 milion euro në vitin 2022. Ndërkohë buxheti për zhvillimin e sportit dhe rinisë është reduktuar me rreth 2.5 milionë euro krahasuar me vitin 2021, pavarësisht se u krijua një ministri e dedikuar për rininë si edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Qëndresa Qytetare, një organizatë jofitimprurëse që ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme premtimet e partive politike lidhur me arsimin, solli në vëmendje rolin kryesor të qytetarëve dhe studentëve jo vetëm në raportim të mosmbajtjes së premtimeve por dhe në kërkesën për llogaridhënie ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Kampuset universitare janë premtuar që prej vitit 2019, por akoma sot ne nuk kemi facilitete dhe ndërtesa që mund të quhen kampuse të mirëfillta”, tha Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Ai theksoi se rikonstruktimi i Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Arteve si edhe ai i Akademisë së Sigurisë nuk kanë nisur ende, ndryshe nga c’ishte parashikuar në projektet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama. Në godinat e Qytetit Studenti, nga 27 të tilla, vetëm 2 godina konviktesh janë ndërtuar të reja ndërsa 3 të tjera janë në rikonstruktim.

Sipas Qiraxhit, vetëm godina e Universitetit Bujqësor të Tiranës mund t’i përafrohet standarteve të një kampusi, por edhe aty mungojnë facilitate të një kampusi të mirëfilltë.

“55% e studentëve shprehen se infrastuktura mbështetëse në universitete është e pamjaftueshme”, vëren monitorimi.

Premtim tjetër i pambajtur i qeverisë është edhe heqja e sistemit të mësimit me dy turne.

“Fundi i mësimit me dy turne është premtuar që prej vitit 2013, e më pas në 2017, rishtazi në 2019, e së fundmi në 2021”, tha Qiraxhi.

“Mesa duket më shpejt po na vjen fundi neve sesa mësimit me dy turne, i cili akoma nuk është hequr”, ironizoi ai.

Aktivisti e cilësoi si dramatik faktin që akoma 30 vite pas tranzicionit të flasim për mësim me dy turne, i cili zhvillohet në pothuajse 100 shkolla të Shqipërisë.

Edhe premtimi i qeverisë për digjitalizimin e shkollave, sipas aktivistëve ka qenë një dështim total.

“Digjitalizimi ishte një dështim katastrofik sidomos gjatë krizës së Covid-19, kur u ndje nevoja e mësimit online. Por kjo do t’i japë efektet më vonë tek profesionistët e rinj”, tha Qiraxhi.

Fatjon Biba, aktivist i organizatës Qëndresa Qytetare gjithashtu shtoi se portalet e vëna në dispozicion të studentëve nga qeveria për arsimin, nuk ishin funksionale për më shumë se një vit.

“Një vit pas protestës studentore në 2018, u miratua Pakti për Universitetin, e bashkë me të u hap dhe portali ‘u-transparenca’, në të cilin nuk u përditësuan kurrë të dhënat nga Ministria e Arsimit dhe nuk u bënë kurrë publike buxhetet siç ishte parashikuar”, tha Biba.

As verifikimet e sistemit të plagjiaturës nuk u kryen kurrë, sipas aktivistëve. Po ashtu dhe portali “Punë të mbarë” i cili u lançua nga Rama në mbështetje të studentëve ekselentë në tregun e punës ishte aktiv për një vit, e tashmë ai portal nuk ofron më asnjë lloj alternative, madje nuk është më as funksional.

Karta e Studentit është një tjetër premtim të cilët aktivistët e cilësojnë si dështim, pasi ajo i ka shërbyer gjithë këto vite vetëm fushatave të qeverisë, por asnjë shërbimi apo përfitimi të ofruar ndaj studentëve.

Premtime të tjera per të cilat nuk është dëgjuar implementimi në terren janë ato të ndërkombëtarizimit të programeve universitare, hapja e programit kombëtar të arteve dhe zejeve për profesionet e lira, si edhe hapja e programit dhjetë vjeçar të kodimit për të rinjtë e moshës 12-18 vjec./BIRN

qëndresa qytetare birn

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë