LIVE UPDATES
Politike

Çmimet rriten, pse s’ka krizë konsumi? Ibrahimaj: 30% e ekonomisë, informale! Po punohet për një amnisti fiskale

Delina Ibrahimaj vendos theksin tek amnistia fiskale për të cilën qeveria po punon për një variant që t’i vlejë ekonomisë.

7 Nëntor 2022, 22:29 Nga k.m.
Çmimet rriten, pse s’ka krizë konsumi? Ibrahimaj: 30% e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Të dhënat e ekonomikes tregojnë që konsumi nuk ka rënë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve. Ministrja e Financave,Delina Ibrahimaj e pranon në emisionin “Pa censurë” së kjo të çon në përfundimin se jashtë bankave ka shumë para të padeklaruara.

Mendohet që ekonomia informale të jetë jo më shumë 30 %, megjithatë janë shifra të studimeve të veçanta dhe nuk ka një shifër zyrtare për informalitetin në ekonomi”, thotë Ibrahimaj, e cila vendos theksin tek amnistia fiskale për të cilën qeveria po punon për një variant që t’i vlejë ekonomisë.

Pjesë nga intervista e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj

Elona Meço: Zonja Ministre, shqetësimi kryesor është rritja e përditshme  e çmimeve. A ka ndikuar inflacioni tek fuqia blerëse e njerëzve?

Delina Ibrahimaj: Deri në 6 mujorin e parë të vitit ne kemi patur një konsum në rritje. Jam e bindur se edhe në tremujorin e tretë, konsumi ka qenë me rritje, pasi është ndikuar nga sezoni turistik. Ndërkohë që deri tani kemi patur një ecuri jo në rënie të konsumit. Duhet parë sesi do të jenë nëntori, dhjetori dhe janari, që mund të ketë një ngadalësim të konsumit. Duhet parë edhe ana tjetër, që është ajo e depozitave. Gjatë tre viteve të fundit depozitat për individët kanë ardhur në rritje.

Elona Meço: Si e shpjegoni rritjen e konsumit, kur ka rritje çmimesh? Ka të bëjë kjo me paranë që është jashtë bankave? Keni monitorim për këtë, sa para ndodhen jashtë bankave?

Delina Ibrahimaj: Banka e Shqipërisë nxjerr një nivel të lekut jashtë bankave. Është shifër zyrtare. Nuk e kam muajt e fundit, pasi është shifër konstante. Sigurisht që ekonomia shqiptare ka një nivel informaliteti që është akumuluar në 30 vjet  dhe kjo është arsyeja pse kemi propozuar amnistinë fiskale, që paraja jashtë bankave, paraja informale të formalizohet dhe ta fusim në ekonomi, veçanërisht në një moment të tillë kur ka një ngadalësim të ekonomisë, parashikohet ngadalësim i konsumit në të ardhme dhe më shumë se kurrë ekonomia ka nevojë për stimuj dhe injektim të stimujve.

Elona Meço: Sa përqind e ekonomisë mund të jetë informale?

Delina Ibrahimaj: Ka disa mendime. Sektorë të ndryshëm ka përqindje të ndryshëm të informalitetit. Mendohet që ekonomia informale të jetë jo më shumë 30 %, megjithatë janë shifra të studimeve të veçanta dhe nuk ka një shifër zyrtare për informalitetin në ekonomi.

Elona Meço: Nuk po dëgjojmë këto kohë për amnistinë fiskale që e përmendët. Ka hequr dorë qeveria apo keni bërë një draft të ri, sepse dimë që BE dhe partnerët e kundërshtojnë draftin tuaj të mëparshëm.

Delina Ibrahimaj: Ne kemi patur disa komunikime me BE dhe jo vetëm, me ekipe ekspertësh që janë kujdesur të na japin rekomandimet e tyre për draftin e amnistisë fiskale dhe penale. Jemi duke reflektuar mendimet e tyre, po marrim në konsideratë të gjithë rekomandimet, duke kuptuar se cilat janë rekomandimet që mund të pranohen dhe cilat jo, duke patur si objektiv kryesor që të kemi një amnisti fiskale të suksesshme, pasi nëse do të merret në konsideratë të gjitha rekomandimet e mundshme do të kemi si rezultat një amnisti fiskale siç ka ndodhur në Moldavi apo vende të tjera, ku inputet e formalizuara nga amnistia ishin fare të vogla dhe nuk kishte vlerë të ndërmerrej një nismë e tillë ligjore kaq e rëndësishme. Pra jemi duke konsideruar të gjithë elementët me qëllim që të dalim me një draft sa më të konsoliduar dhe të pranuar nga grupet e interesit dhe institucionet ndërkombëtare. Pra po punojmë, nuk është hequr dorë.

Elona Meço: Po nga pasaportat e arta?

Delina Ibrahimaj: Dhe pasaportat e arta janë në proces, por nuk ndjek Ministria e Financave dhe e Ekonomisë./RTSH

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet