LIVE UPDATES
Politike

Meta komenton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk është mirë që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përfshinë në fushatë

Meta gjithashtu foli edhe për raporte Kosovë-Shqipëri, duke e akuzuar Edi Ramën për prishjen e marrëdhënieve dhe se sipas tij Rama e sheh Kosovën veç si aneks për shitje e blerje, duke ju referuar idesë për korrigjim e kufijve.

6 Maj 2024, 20:01 Nga N.F
Meta komenton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk është
Meta

TIRANË- Presidenti i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline, ka bërë të ditur që në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Meta e ka paralajmëruar një ndryshim të fortë në Maqedoninë Veriore

“Nuk kam informacion që Kryeministri, Albin Kurti është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, Erion Veliaj e Edi Rama janë duke u përfshirë në këtë fushat dhe nuk është mirë. Mendoj që nuk është mirë që politikanët shqiptarë të përfshihen në garën midis shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Besojmë që në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë”, tha Meta për FrontOnline.

Meta gjithashtu foli edhe për raporte Kosovë-Shqipëri, duke e akuzuar Edi Ramën për prishjen e marrëdhënieve dhe se sipas tij Rama e sheh Kosovën veç si aneks për shitje e blerje, duke ju referuar idesë për korrigjim e kufijve.

“Nuk besoj që ka ndonjë fëmije në trojet shqiptare e më mbarë globin që nuk di se faktori kryesor I këtyre marrëdhënieve tërësisht të sforcuara dhe aspak të dobishme mes Kosovës e Shqipërisë, është ai, Edi Rama, është ai që ka pasur konflikte me të gjithë drejtuesit e Kosovës dhe jo vetëm me Albin Kurtin. Është ai që e ka hedhe në gjyq ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, konflikte kishe edhe me Isa Mustafën, dhe të gjithë udhëheqësit që kanë qenë në detyre, sepse ky e shikon Kosovën si një aneks për tu shitur dhe për tu blerë sipas interesave të mbijetesës se tij në pushtet në Shqipëri,” tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, foli edhe për situatë politike në Shqipëri, duke u shprehur që opozita do e marrë pushtetin.

“Opozita do e marrë pushtetin në Shqipëri, kjo është e pa diskutueshme  dhe çdo përpjekje që behet tani për i mbijetuar tashmë një uragani mbarë popullor që ka nisur, pas zbulimeve skandaloze të kompanive të kompanisë ‘5D’ të Bashkisë së Tiranës, dhe skandaleve që po thellohen të  inceneratorëve të Tiranës që nuk ekziston dhe shumë arsyeje të tjera. Opozita është në rrugën e sigurt drejt marrjes së  pushtetit”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.

meta rama veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës