LIVE UPDATES
Politike

Merz thotë se aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Qeveria e mëparshme gjermane e kancelarit të qendrës së majtë, Olaf Scholz, mbështeti fuqishëm Kievin, por shmangu dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus, nga frika se kjo mund të përshkallëzonte tensionet me fuqinë bërthamore, Rusinë.

26 Maj 2025, 22:44 Nga E. D
Merz thotë se aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen
Friedrich Mer

GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë kyç perëndimorë të Ukrainës, kanë hequr kufizimet në rrezen e lejuar për përdorim të armëve që ia dërgojnë Kievit për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, gjithashtu premtoi se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, përfshirë edhe ushtarakisht”, në koordinim të ngushtë me aleatët e tjerë.

“Nuk ka më kufizime në rreze për armët që i dorëzohen Ukrainës – as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne dhe as nga amerikanët”, tha ai.

“Kjo do të thotë se Ukraina tani mund të mbrohet, për shembull, duke sulmuar pozicione ushtarake në Rusi... Me përjashtime të pakta, nuk e ka bërë këtë deri tani. Tani mund ta bëjë”, shtoi ai.

Qeveria e mëparshme gjermane e kancelarit të qendrës së majtë, Olaf Scholz, mbështeti fuqishëm Kievin, por shmangu dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus, nga frika se kjo mund të përshkallëzonte tensionet me fuqinë bërthamore, Rusinë.

Merz ka thënë më parë se ai është pro dërgimit të raketave Taurus, të cilat mund të godasin objektiva thellë në territorin rus.

Qeveria e tij që nga atëherë ka theksuar se nuk do të zbulojë më detaje mbi armatimin që po i dërgon Ukrainës, duke preferuar një qëndrim të paqartësisë strategjike.

Duke folur në një intervistë të gjatë për transmetuesin publik WDR, Merz nuk tha nëse Gjermania do të dërgojë tani raketat Taurus në Kiev.

Megjithatë, kancelari i sapoemëruar e shfrytëzoi rastin për të kritikuar mungesën e gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për t'u angazhuar në bisedime për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit ka reaguar ndaj përpjekjeve diplomatike për të ndalur konfliktin duke e ndjekur luftën “më ashpër se më parë”, tha Merz për WDR.

“Putin, në mënyrë të qartë, i sheh ofertat për bisedime si një shenjë dobësie”, tha Merz.

Që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u rikthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, ai ka kërkuar të shtyjë të dyja palët, Ukrainën dhe Rusinë, drejt bisedimeve të drejtpërdrejta në nivelin më të lartë.

Javën e kaluar, Trump sugjeroi Vatikanin si vend të mundshëm pritës për një takim, me qeverinë italiane që deklaroi se udhëheqësi i Kishës Katolike ishte i gatshëm të organizonte bisedimet.

Por, Moska ka shprehur dyshime për potencialin e Selisë së Shenjtë si ndërmjetësuese.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se do të ishte “jo elegante” që Kisha Katolike të ndërmjetësonte bisedime mes dy vendeve kryesisht ortodokse.

Merz tha se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës kanë kërkuar të përdorin të gjitha opsionet diplomatike të disponueshme për të nisur bisedimet.

“Pas tri javëve të fundit, askush nuk mund të na akuzojë seriozisht se nuk i kemi shteruar të gjitha mjetet diplomatike që kishim në dispozicion”, tha Merz. Përveç “ngritjes së flamurit të bardhë”, mbështetësit e Ukrainës kanë “bërë gjithçka që kanë mundur.”

“Nëse edhe një ofertë për takim në Vatikan nuk merr aprovimin e [Putinit], atëherë duhet të jemi të përgatitur që kjo luftë të zgjasë më shumë se sa dëshirojmë apo mund të imagjinojmë”, tha Merz./REL

friedrich mer

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale