Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalimit të tij Berisha bëri thirrje që në 11 maj qytetarët të votojnë Partinë Demokratike për zhvillim dhe ndryshim. Berisha shtoi se duhet të ndalojmë shkretimin e trojeve tona dhe të nisim një epokë dhe histori të re.
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij Berisha bëri thirrje që në 11 maj qytetarët të votojnë Partinë Demokratike për zhvillim dhe ndryshim. Berisha shtoi se duhet të ndalojmë shkretimin e trojeve tona dhe të nisim një epokë dhe histori të re.
Kryedemokrati tha se kjo varfëri është si shkak e vjedhjes dhe plaçitjes së qytetarëve nga diktatura e re e krimit të Edi Ramës.
PJESË NGA FJALIMI:
"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Hasit, vëllezër dhe motra, së pari dua të përulem me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha për besnikërinë tuaj ndaj vlerave më të arrira morale të njeriut dhe shoqërisë. I dashur Flamur Hoxha, udhëheqës politik të qarkut të Kukësit për PD-ASHM. I dashur kryetari i Bashkisë, Myftar Dauti, zoti kryetari i partisë. Të nderuar kandidatet e kandidatë të Shqipërisë Madhështore për qarkun e Kukësit, përfaqësues dinjitoz të Kukësit, Hasit, Tropojës, krenari i vërtetë për PD, për banorët e këtij qarku dhe mbarë Shqipërinë.
Miq, unë vij këtu si përfaqësues i një partie konservatore që e përkthyer në shqip, do të thotë një partie të traditave, tradicionale dhe tradita askund më shumë në trevat shqiptar, se sa ç’është e ngulitur në shpirtin dhe zemrën tuaj, nuk ekziston më mirë. Në këtë drejtim i gjithë projekti unë për Hasin dhe Shqipërinë, bazohet tërësisht në madhështinë e shpirtit tuaj, moralit, besimeve, vlerave tuaja. Hasi është vendi i burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me dinjitet, integritet të lartë, me ndershmëri të spikatur. I atdhetarëve të flaktë, i familjarëve të vërtetë, i qytetarëve shembullorë.
Ndaj vij këtu me bindjen me të madh që Hasi sot për një seri arsyesh, nuk është vendi siç duhet të jetë, është vendi nga i cili largohen përsëri bijtë dhe bijat e saj. Është vendi nga i cili ëndrrat e bukura të hasjanëve, nuk ndërtohen në Has, por këtu ëndërra, ky regjim i eksporton në dhera të tjera. Po vij nga Tropoja, një bashkëmoshatare e Odetës deklaroi aty, kemi qenë 32 shokë dhe shoqe, nga ata sot jemi vetëm 3. Pra siç e shihni ju njerëz atdhetarë, të ndershëm ka diçka që po e zbraz Shqipërinë, ka diçka që po i shkreton trojet tona. Ka diçka që po e lë këtë komb pa rini. 620 mijë të rinj kanë ikur në 10 vitet e fundit. Nga viti 2019 e këtej, ne kemi shumë më tepër vdekje se sa lindje. Dhe së fundi OKB deklaroi se, shqiptarët kanë treguesit e lindshmërisë më të ulëtin në botë, për shkak të emigracionit.
Tani për çdo shqiptar, atdhetar, hasjane dhe hasjanë kudo që jeni, këto, janë sirenat, janë thirrjet që vijnë nga thellësia e shpirtit të këtij të kombi, nga thellësia e kësaj toke. Me 11 maj të votojmë ndryshimin, me 11 maj, të votojmë për një epokë të re, për një kapitull të ri, për një histori të re, të Hasit dhe të Shqipërisë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe e cila varfëroi shqiptarët nga viti në vit. Miq, dua të kujtoj pak këtu, nëse në diktaturën komuniste varfërinë na e solli hiperkolektivizimi, në diktaturën e re të krimit të Edi Ramës, varfërinë e sjell, vjedhja, vjedhja, plaçkitja e qytetarëve," tha Berisha.
Foto ilustruese TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bën thirrje zgjedhësve nga jashtë që nuk ...
Edi Rama TIRANA- Vetëm një javë na ndan nga dita e zgjedhjeve parlamentare dhe duket se Partia Socialiste vijon me ndry...
Sali Berisha TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral n&...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk ës...
Sali Berisha TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në ...
Edi Rama dhe Noizy SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi llogaritë e ...
Sali Berisha TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në ...
Sali Berisha TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral n&...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi nënkryetari e Partisë ...
Edi Rama SHKODRA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli sërish në Shkodër për ...