LIVE UPDATES
Politike

“Mazhoranca po lëviz gurët për të mbrojtur eksponentët e saj nga drejtësia”, Zhupa: 95% e demokratëve janë bashkuar, grupimi tjetër s’ka pse të na pengojë

Zhupa u shpreh se opozita e ka inkurajuar SPAK duke çuar informacione pranë Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se në rastin e ish-kryeministrit Berisha ka pasur një shelje të Kushtetutës, gjë për të cilën ajo u shpreh kritike.

5 Prill 2024, 17:56 Nga h.k
“Mazhoranca po lëviz gurët për të mbrojtur
Foto ilustruese

TIRANË-Deputetja demokrate Ina Zhupa, e ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend teksa ka komentuar edhe punën e SPAK.

Zhupa u shpreh se opozita e ka inkurajuar SPAK duke çuar informacione pranë Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se në rastin e ish-kryeministrit Berisha ka pasur një shelje të Kushtetutës, gjë për të cilën ajo u shpreh kritike.

Ajo nënvizoi se mazhoranca “po lëviz të gjithë gurët për të mbrojtur eksponentët e saj politikë” dhe nuk po i “lëshon dhe dorëzon”, sikurse shprehet kryeministri Rama.

Duke u ndalur te zhvillimet pranë opozitës, ajo u shpreh se tashmë 95% e grupit parlamentar të demokratëve dhe elektoratit janë bashkuar dhe se nuk beson se bashkimi me grupimin tjetër duhet të jetë pengesë për punën e pakicës parlamentare.

E them me përgjegjësi të plotë se ne e kemi inkurajuar dhe kemi çuar informacione në SPAK. Shumë çështjes që kanë prapa hekurave zyrtarë janë denoncimet tona dhe sigurisht kemi shpresa që do të ngrihet në standardin e drejtësisë së re që i takon. SPAK duhet të arrijë te kokat, deri më sot nuk kanë arritur, ne do të presim. Për zotin Berisha është shkelur Kushtetuta dhe nuk mund t’i them të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë.

Mazhoranca po lëviz të gjithë gurët për të mbrojtur eksponentët e saj politikë, pra nuk i lëshojnë dhe i dorëzojnë siç thotë Edi Rama. Nuk kanë mbrojtur Goron por kanë mbrojtur Xhaçkën. Goro u bë koka e turkut. E gjitha kjo krijon kosto edhe publike për mazhorancën. Një opozitë e shëndetshme nuk duhet të ketë kartën e fitores vetëm skandalet e mazhorancës, por ekipin që duhet të paraqesim para shqiptarëve dhe te programi.

Nuk besoj se çelësi i fitores është te bashkimi, kemi bashkuar tashmë rreth 95% të grupit parlamentar dhe elektoratit opozitar. Edhe një votë ka vlerë dhe duhet të maksimizojmë votën e opozitës dhe nuk e mohoj që ka ende një grupim që nuk na është bashkuar. Por ky grupim nuk duhet të jetë pengesë dhe duhet të vijojmë.

Nuk ka asnjë pazar me mazhorancën dhe nuk po bëjmë asgjë për interesin tonë personal, por bëhet fjalë për një grup qytetarësh që janë vendosur nga qeveria represive që ka burgosur qytetarë për avlli, për një cigare hashash, apo se kanë marrë pjesë në protesta. Nuk ka as luftë kundër SPAK se nuk ka lidhje me ato amendamente.

Ne përballë kemi një mazhorancë që në momentin që njoftohet një kërkesë me firmat e 7 deputetëve për një mbledhje të komisionit ne nuk marrim përgjigje një arsye pse nuk duhet të mblidhemi apo një fakt se përse nuk bëhet dot mbledhja. Nuk ka një dialog që mund të jetë dhe për çështjes teknike, por kemi një bllok që thotë se nuk do të mblidhemi dhe nuk kemi punë të mblidhemi. Kjo është të shkatërrosh komisionet”, u shpreh ajo mes të tjerash.

 

ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet