LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Tabaku: Jepini fund statusit të investitorit strategjik, rrezikohet të përdoret nga PS në fushatë

Tabaku tha se katër ndryshimet që e pasuan ligjin, mazhoranca vendosi që ky afat të shtyhej deri më 31 dhjetor 2023, duke shtuar kështu dyshimet se ligji do të vazhdojë të përdoret si një mjet shpërblimi ndaj njerëzve pranë qeverisë dhe të afërmve të saj, dhe veçanërisht statusi “investim/investitor strategjik” mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

18 Janar 2023, 11:17 Nga F.M
Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Tabaku: Jepini fund statusit
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se duhet t'i jepet fund statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e minisres Olta Xhaçka, Artan Gaçi. E pranishme në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku përmendi Portin e Durrësit dhe thotë se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale. Sipas saj, ligji është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Ndonësë, fillimisht ligji parashikonte se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë” do të ishte data 31 dhjetor 2018, Tabaku tha se katër ndryshimet që e pasuan ligjin, mazhoranca vendosi që ky afat të shtyhej deri më 31 dhjetor 2023, duke shtuar kështu dyshimet se ligji do të vazhdojë të përdoret si një mjet shpërblimi ndaj njerëzve pranë qeverisë dhe të afërmve të saj, dhe veçanërisht statusi “investim/investitor strategjik” mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

“Fatkeqësisht, dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave të krijuara, përmes Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë cdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të cmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, sic është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave,"- tha Tabaku.

Sot Kushtetuesja shqyrtoi dy paditë e bëra nga të dyja grupet e Partisë Demokratike. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vetë, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.

Deri më tani, nga parashtrimet, Xhaçka po përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës. Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

jorida tabaku mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet