23 Gusht 2022, 11:51
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sportistja Luiza Gega i ka dhënë Shqipërisë letra të reja fisnike. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nderimit të sportistes, Rama tha se Gega i ka dhënë Shqipërisë imazhin e një vendi që ia del në mes të të gjithëve.
'Ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës dhe janë katër fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë në fakt homazhin më të madh sipas meje, vetë sportit, kur i ngriti të gjithë në këmbë britanikët në luftë me një recetë mahnitëse që i ka mbetur historisë, të fitores mbi nazizmin dhe u tha, “nuk kam asgjë për tu ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë”.
Në fakt nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tanimë i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundëm sfilitjeje, gjaku, lotësh dhe djerse. Pikërisht me këto katër fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse dhe kur flasim dhe mendojmë që çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del, që ia del me kokën lart mes të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos imagjinojmë se çfarë do të thotë kjo dhe është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 milionë fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe që nuk prodhojnë asgjë.
Gjak, sfilitje, lot dhe djersë është parakushti i çdo ngadhënjimi, i çdo përparimi. Është vetë kushti për jetë a vdekje i të ardhmes dhe tek fitorja madhështore me rekord të ri të kampionatit europian është në fakt edhe një dëshmi e vyer për të gjithë ne, sportistë dhe jo sportistë, të rinj apo më pak të rinj, për të gjithë brezat.'- u shpreh Rama.
edi rama luiza gega
Politike
23 Gusht 2022, 11:27
F.M
Fidel Ylli
TIRANË- Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ka kërkuar që Shqipëria të japë buxhet për sportet dhe t...
Politike
23 Gusht 2022, 11:26
Sali Berisha
BULQIZË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në inaugurimin e Teqesë n&e...
Politike
23 Gusht 2022, 11:22
F.M
Yuri Kim dhe ceremonia
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ftoi të gjithë qytetarët që...
Politike
23 Gusht 2022, 11:05
A.B
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë pritur ceremonin&eum...
Politike
23 Gusht 2022, 10:16
A.B
VLORË- Këto janë pamjet që vijnë nga plazhi në Lukovë. Video e bërë publike nga kryetari i Partisë Demokrati...
Politike
22 Gusht 2022, 21:35
e.k
Ilir Meta
VLORË- Duke folur nga Jala kreu i PL-së ripërsëriti dhe njëherë thirrjen e tij për administratën pub...
Politike
22 Gusht 2022, 21:25
e.k.
Ilir Meta
VLORË- Ilir Meta gjatë fjalës së tij para të rinjve të PL-së akuzoi kryeministrin Rama se është...
Politike
22 Gusht 2022, 21:17
e.k
Ilir Meta
VLORË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në hapjen e Kampit Verot ...
Politike
22 Gusht 2022, 19:37
F.M
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë note nga ambasada ruse për 2 shtetasit e kapur n&e...
Politike
22 Gusht 2022, 19:13
TIRANË- Një statujë bronxi e Josif Stalin vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të n...