LIVE UPDATES
Politike

"Lëvizja Bashkë, e vetmja që nuk merr financime nga oligarkët!" Qori: S’do mbështesim asnjë parti për të formuar qeverinë

I pyetur mbi deklaratat e Berishës që nëse vjen në pushtet do anulohen koncesionet dhe PPP-të, Qori tha se zotime të tilla nuk duhen besuar, pasi PD ka qenë disa herë në pushtet, dhe thjesht po kopjohet programi i LB. 

25 Mars 2025, 21:08 Nga M.B
"Lëvizja Bashkë, e vetmja që nuk merr financime nga
Arlind Qori

TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha sot se të gjitha partitë politike në Shqipëri, me përjashtim të forcës që ai drejton, marrin financime nga oligarkët. Qori mohoi kategorikisht në edicionin e lajmeve në MCN TV mundësinë që Lëvizja Bashkë të bëjë një koalicion qeverisës pas 11 majit cilëndo prej partive në Shqipëri. I pyetur mbi deklaratat e Berishës që nëse vjen në pushtet do anulohen koncesionet dhe PPP-të, Qori tha se zotime të tilla nuk duhen besuar, pasi PD ka qenë disa herë në pushtet, dhe thjesht po kopjohet programi i LB. 

“Z.Berisha gjithmonë para se të vijnë zgjedhjet kopjon programin e Lëvizjes Bashkë! Merr atë guxim që s’e ka 4 vjet dhe premton gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Berisha ka qenë njëherë në pushtet dhe asokohe ka pasur koncesione, ka pasur PPP. Është e vërtetë që nën qeverisjen Rama këto janë shtuar, e gjithçka ka shkuar keq e më keq, por kjo logjikë ka nisur më herët dhe vazhdon.

Partitë e vjetra ndajnë të njëjtën ide, ndajnë të njëjtën frymë, u shërbejnë kryekëput oligarkëve, edhe në këtë sens s’duhen marrë shumë seriozisht se çfarë thonë një muaj para zgjedhjeve. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos ua vënë veshin hajdutëve dhe gënjeshtarëve të vjetër, por të shohin me seriozitet programin e Lëvizjes Bashkë", tha Qori.

Pjesë nga fjala e Qorit në intervistë:

S’kam asnjë teori konspirative, jam i fundit që i marr vesh thashethemet, as interesohem për thashetheme, por di të arsyetoj politikisht. Dimë me siguri që Rama dhe Berisha kanë disa interesa bazike të përbashkëta, si psh. fakti që duan të zhdukin institucionet e reja të drejtësisë se po u shtrëngohet litari, dhe e dyta që janë bashkëpunëtorë të ngushtë me oligarkinë ekonomike. Oligarkët i kanë bashkë, urrejtjen për drejtësinë e kanë bashkë. 

Çfarë do të ndodhë në rast se asnjë parti s’ka 71 mandate Parlamentin e ardhshëm? Tre janë skenarët e logjikshëm. Partia që del e para dhe i duhen pak deputetë për të bërë shumicën do kërkojë të blejë deputet në merkaton e deputetëve. Po s’eci versioni i blerjes së deputetëve për të siguruar shumicën, alternativa e dytë është që PS dhe PD të lënë mënjanë teatrin 30 e ca vjeçar të grindjes dhe të bashkëqeverisin.

Mund të gjejnë një fasadë, ta quajnë qeveri teknike, Berisha e ka kërkuar para zgjedhjeve qeverinë teknike, Rama ka thënë do hyjmë në BE, kështu që e ndërtojmë një legjendë të bukur, narrativë, që për hatër të atdheut dhe integrimit bëjmë disa vite bashkëqeverisje. Alternativa e tretë që Lëvizja Bashkë do të çojë përpara në Parlamentin e ardhshëm në rast s’e s’ka shumicë do jenë zgjedhjet e reja, derisa të kemi një frymë të re, dhe vërtet një qeverisje të re.

Më kollaj do ta gjejnë në Mongoli atë mandat se sa në Lëvizjen Bashkë, te Lëvizja Bashkë s’do kenë vota për asgjë. Ne i konsiderojmë këto parti fund e krye të korruptuara, fund e krye të kapura nga oligarkia, nga njerëz që e kanë vendin në burg. Ne jemi alternativa morale që i ka munguar deri më sot Shqipërisë, përveç se programore. Asnjë parti s’do sigurojë mbështetje për të qeverisur nga Lëvizja Bashkë.

Ata kanë kontribut në favor të çdo partie, përveç Lëvizjes Bashkë. Çdo parti përveç Lëvizjes Bashkë, shpenzon shuma marramendëse në këtë fushatë, që janë të pajustifikuara me mbështetjen shtetërore, ose të vet anëtarëve. Oligarkët janë të pranishëm në media. Dhe mediat e mëdha të oligarkëve paracaktojnë kohën televizive të çdo partie, mundësojnë financimet e pista të gjithandej. E vetmja parti anti-oligarkike dhe për demokraci të shëndetshme është Lëvizja Bashkë, prandaj ne kemi më pak mjete se të tjerët. Prandaj ne fushatën do ta bëjmë të thjesht në maksimum sa i përket mjeteve dhe të pasur sa i përket ideve.

arlind qori

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026