LIVE UPDATES
Politike

Largimi i Kryemadhit nga drejtimi, Meta: S'e kam imponuar, bëri gabim historik me mandatet

Duke folur për dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi, Meta theksoi se nuk ka imponuar asgjë dhe se e gjitha është bërë me parime demokratike. 

25 Korrik 2022, 22:34 Nga k.m.
Largimi i Kryemadhit nga drejtimi, Meta: S'e kam imponuar, bëri gabim
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti, i larguar tashmë nga posti, Ilir Meta i rikthyer tashmë në Lëvizjen Socialiste për Integrim që sot mori emrin Partia e Lirisë. I ftuar në “Open”, Meta tha se lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik, në momentin që morën vendimin për të djegur mandatet. Duke folur për dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi, Meta theksoi se nuk ka imponuar asgjë dhe se e gjitha është bërë me parime demokratike. 

“Unë nuk kam imponuar asgjë. Është një proces demokratik dhe historik dhe i takon LSI-së të ngrihet në këtë lartësi të momentit historik të vendit. Këto përralla me diktatorë brenda LSI-së nuk mund të ekzistojnë. Jam i vetmi kryetar partie që në vitin 2005 nuk e kam vënë veten në listën e partisë në proporcional dhe pse ishim në opozitë, në maxhoritar, u futa në të njëjtën zonë dhe fitova. Këto nuk i bën një autoritar. Lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet. Ka qenë një akt tërësisht emocional dhe një akt tërësisht kundër atyre qëndrimeve jo vetëm publike që kam pasur, por edhe kundër atyre qëndrimeve të mia që iu kam dërguar kryetares së partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar dhe asnjë nga deputetët që lanë mandatin nuk më ka çuar një mesazh shoqëror si mendon ti për këtë çështje dhe kurrë nuk e kam besuar që ajo do ndodhë dhe ndodhi në mënyrë mafioze, unë kam qenë në Gjermani. Sot larg qoftë nëse humbet jetën një deputet, duhet një muaj procedura për ta zëvendësuar, ndërsa për 180 e ca deputetë dhe ata në lista për 2 ditë vetëm me një firmë të sekretarit administrativ të parlamentit u bë ai grusht shtetit i qëllimshëm. Siç ishte akoma më e qëllimshme mosregjistrimi i PD-së në KQZ për dekretin e 13 tetorit. Djegia e mandateve është një përgjegjësi e madhe dhe unë mendoj se ata e kanë kuptuar. Nuk ka lidhje me ndëshkimin e këtij vendimi, por me atë që ata vetë janë të ndërgjegjshëm për një veprim që kanë bërë që tregoi mungesë të lidershipit në kuptimin e thellësisë së vendimit. Në konventë kishte nga lidershipi, figura të reja dhe ky do jetë një proces shumë sinergjik mes atyre që kanë qenë, që kanë kontribuar dhe gjithë të tjerëve që kanë dëshirë të angazhohen. Do të jetë gjithëpërfshirëse,”- deklaroi Meta.

Gjithashtu, Ilir Meta tha gjithashtu se do të garojë për kryetar i Partisë së Lirisë. Ai tha se pas dy muajsh, do të mblidhet Konventa, duke shtuar se mund të garojë kush të dëshirojë. 

“Pa asnjë diskutim do garoj. Brenda dy muajsh do mblidhet Konventa dhe do merren vendimet, kush të dojë të konkurrojë. Besoj se në këtë mënyrë po kryej detyrën time ndaj popullit të Shqipërisë. Referendumi është mekanizëm për të mbajtur në kontroll klasën politike që mos guxojë njeri më të bëjë ligje me emra… do merret maxhoranca, ky është qëllimi i kësaj force. Do merret maxhoranca rrugës, ky është objektivi,”-shtoi ai.

ilir meta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës