LIVE UPDATES
Politike

Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë, Ndoj: Njoftova Berishën, servilat e hileqarët më demotivuan

Ndoj flet për një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti.

5 Tetor 2022, 17:14 Nga F.M
Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë, Ndoj: Njoftova Berishën,
Arben Ndoj

LEZHË- Arben Ndoj ka dhë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. Në një njoftim për mediat, Ndoj ka bërë me dije se një ditë më parë i ka kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë z.Sali Berisha Dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë pasi shkruan se është krijuar një energji negative në selinë blu. Pa përmendur emra, Ndoj flet për një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti. Këta persona, Ndoj shton se e demotivojnë për drejtimin e strukturave dhe e kanë shtyrë të marrë vendimin për dorëheqje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar Antar të PD dega Lezhë! Në pamundësi t’ju kontaktoj sejcilin prej jush, po ju komunikoj se dje i kam kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë z.Sali Berisha Dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë. Të nderuar miq! Disa muaj më pare kërkova prej jush besimin për të qenë Kryetari i PD Lezhë. Situata në të cilej ndodhej Partia Demokratike ishte më e rënda prej 31 vitesh. Dhe unë besova se mund të bëj diçka për rregullimin e situates brenda PD, të paktën lokalisht. Edhe pse vetë nuk ndjeja dhe as nuk ndjej asnjë përgjegjësi për situatën në të cilën dodhet sot Partia Demokratike. Dhe ju të nderuar antar iu përgjigjet fisnikërisht dhe pozitivisht thirrjes time për të më votuar. Edhe pse persona të caktuar në Lezhë dhe Tiranë lobuan fuqishëm që emri im të mos vinte si kandidaturë për Kryetar nga Tirana. Edhe pse isha prej 3 vitesh një i papunë, pa asnjë biznes apo aktivitet privat, pa prona apo inetresa të caktuara, me 25 Prill 2022 ju votuat masivisht për mua.
Votuat për mua thjesht se isha një prej jush qysh prej 11 shkurtit 1991.
Votuat për mua pasi aq kohë sa kam ushtruar funksion zyrtar në administratën shtetërore, kam pritur e përcjellë, duke e trajtuar me gjithë dinjitetin e duhur çdo person që ka trokitur në zyrën time. Votuat për mua edhe pse që prej vitit 1990, kur kam përfunduar studimet e larta, kam 11 vite i papunë, thjesht për arsye politike. Votëbesimi juaj më dha një sadisfaksion që jo shpesh i ndodh në jetën e një personi. Kur kërkova votën tuaj premtova se do të jem me ju, pranë jush, në krye të aksionit opozitar në PD Lezhë. Premtimi i pare që bëra mediatikisht sapo u zgjodha ishte se do bëj gjithë përpjekjet e mija për bashkimin dhe unifikimin e PD Lezhë. Kërkova bashkëpunimin dhe mbështetjen e çdo demokrati e demokrateje. Por medalja ka dy anë. Në njëren anë jeni ju, janë antarët e thjeshtë të PD, të cilët ndër vite i kanë dhënë gjithçka kësaj partie. I falenderoj të gjithë.
E nga ana tjetër janë një pakicë e vogël, të cilët kanë përfituar aq shumë prej PD. Shumica prej tyre të pa sprovuar asnjëherë me votë dhe pa asnjë aksion politik. Pikërisht këta persona harxhojnë kaq shumë energji negative në një luftë të paprinciptë brenda llojit. Ndërkohë që për asnjë sekondë nuk i shikova të bëjnë opozitë ndaj kundërshtarit politik, Rilndjes, e cila qeveris pothuaj prej 10 viteve Shqipërinë. Për fatin e keq disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër. Kjo ndikon në krijimin e një frymë negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar. E mirëkuptoj edhe zhgënjimin e disave prej jush nga ky akt i dorëheqjes time. Por në kushtet e pamundësisë për të ndryshuar këtë realitet, kisha vetëm dy alternativa: ndryshimin e karakterit tim në këtë moshë (56 vjeç) ose dorëheqjen. Dhe ndërmjet këtyre dy alternativave vendosja pa asnjë mëdyshje të zgjedh këtë të fundit. Duke konsideruar faktin se përballë kemi primaret për përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar Bashkie, mendova se çdo vonesë në aktin e dorëheqjes time do ti kushtonte më tepër demokratëve Lezhjan. Në këtë mënyrë ju do të keni kohën e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetarin e ri. E më pas të përzgjidhni kandidaturën për kryetar bashkie, që këtë herë, përveç votës tuaj do ketë edhe votën e simpatizantëve të PD. Do të vazhdoj të jem një mik i juaji kurdoherë! Me mirënjohjen më të thellë, Arben Ll. NDOI Lezhë, më 5.10.2022

arben ndoj

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete