LIVE UPDATES
Politike

"Ky është moment delikat", REL: Mazhoranca e opozita përplasen në Parlament për sulmet kibernetike

Opozita e akuzoi Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, se ka shpërdorur miliona lekë, por sistemet qeveritare ishin cak i sulmeve, për të cilat Tirana ka fajësuar Teheranin.

6 Tetor 2022, 17:17 Nga e.k
"Ky është moment delikat", REL: Mazhoranca e opozita
Sulmet kibernetike

TIRANË- Përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë dhe partitë opozitare janë përplasur për sigurinë kibernetike gjatë seancës parlamentare të 6 tetorit.

Opozita e akuzoi Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, se ka shpërdorur miliona lekë, por sistemet qeveritare ishin cak i sulmeve, për të cilat Tirana ka fajësuar Teheranin.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se sulmeve të tilla nuk u shpëtojnë as shtetet më të zhvilluara. Sulme të tilla ndodhin “edhe në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohen”, tha ajo.

Xhaçka u kërkoi deputetëve që të tregonin unitet përballë kësaj situate, dhe jo të ngrenë akuza për investimet e kryera.

“Rezultati i sulmit nga hakerët iranianë do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar, aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre. Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Ajo që dua t’i jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tanë të BE-së dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka.

Këtyre deklaratave iu përgjigj deputeti i subjektit opozitar, Partisë Demokratike, Helidon Bushati, duke e akuzuar ministren për "manipulim".

“Ministrja tha se sulmohen edhe vende të tjera, por po manipuloni opinionin publik. Për 14 muaj kemi qenë të hakuar, kanë marrë të gjithë të dhënat. AKSHI [Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit] ka dështuar me sukses të plotë. Kjo ka qenë arritja e këtij institucioni”, tha Bushati.

Drejtorja e AKSHI-së, Mirlinda Karçanaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, janë thirrur për të raportuar javën e ardhshme në Komisionin parlamentar të Sigurisë për sulmet kibernetike dhe masat që duhet të ishin ndërmarrë për parandalimin e tyre.

Sulmi ndaj sistemeve qeveritare të Shqipërisë ndodhi më 15 korrik të këtij viti. Vetëm gjashtë ditë më vonë u arrit të riktheheshin në funksion 1.118 nga 1.225 shërbimet elektronike. Si pasojë e këtij sulmi, institucionet u detyruan të pezullojnë regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Gjithashtu u pezulluan edhe shërbimet për aplikimin dhe pajisjen me dokumente të identifikimit.

Më 7 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se sulmi ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, që kishte angazhuar katër grupe, mes të cilave dhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar. Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke dëbuar ambasadorin dhe gjithë stafin e ambasadës iraniane në Tiranë. Ndërkaq më 9 shtator 2022 u sulmua sistemi TIMS, duke shkaktuar probleme të mëdha në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Shqipërisë.

Vetëm një ditë më pas, u publikua video e momentit kur punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit zbuluan se sistemi TIMS kishte qenë cak i sulmeve kibernetike. Video u publikua në faqen e grupit “HomeLand Justice” në Telegram. Pas këtyre sulmeve, Shqipëria mori mbështetjen e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike për shkak të sulmeve ndaj Tiranës zyrtare.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të Qeverisë shqiptare.

Marrë nga REL

sulmet kibernetike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës