20 Korrik 2026, 16:57
Nga E.d
Niko Peleshi
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është mbyllur, pas dy ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se rendi i ditës nuk ndryshon siç dëshiron opozita. Sipas tij, nuk mund të bllokohet Kuvendi sepse opozitës nuk i pëlqen një drejtues institucioni.
Në lidhje me këtë, Peleshi shtoi se opozita po mban peng foltoren duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. Si pasojë e këtij incidenti, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk arriti të paraqesë raportin e institucionit që drejton.
“Është e vërtetë që rendin e ditës e bën kryetari, por nuk mund të vendosim pas shtatë orësh ta ndryshojmë nën presionin e zënies së foltores. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh kuvendin kur nuk të pëlqen një drejtues institucioni. Nuk e vendosim ne nëse ai është i ligjshëm apo jo, e vendos gjykata dhe ju shumë mirë keni bërë që e keni çuar atje.
Nuk ka asnjë vendim pezullimi, do të shqyrtohet në shtator dhe derisa të ketë një vendim, këto janë vetëm mendime personale të një grupi të caktuar. Rendi i ditës nuk ndryshohet gjatë ditës. Unë e marr si të bazuar në rregullore mbylljen e seancës dhe shtyrjen e pikave të mbetura në seancën e radhës. E hedh për votim. Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren dhe duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. 76 pro, 25 kundër, miratohet propozimi i shtyrjes, shihemi të enjten. Mbyllet seanca”, u shpreh Peleshi./Dosja.al
kuvendi seanca opozita
Politike
20 Korrik 2026, 16:51
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka rinisur, pasi u ndërpre për dy herë. Më herët deputetët e opozitës, bllok...
Politike
20 Korrik 2026, 16:13
E.d
Snezhana Paunoviç
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte...
Politike
20 Korrik 2026, 15:39
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet në Kuvend janë rikthyer, ndërsa opozita nuk e lëshuar foltoren duke bërë që seanca të nd&eu...
Politike
20 Korrik 2026, 15:35
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare ka nisur sërish në Kuvend, por është shoqëruar me tensione. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka b&...
Politike
20 Korrik 2026, 15:11
G.M
Foto
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar zhvillimin normal të seancës plenare, pasi u vendosën pran&eu...
Politike
20 Korrik 2026, 15:01
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protestat për mjedisin janë arritje e madhe për sho...
Politike
20 Korrik 2026, 14:54
G.M
Korreshi
TIRANË- Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë seancës plenare mes deputetit të opozitës Saimi...
Politike
20 Korrik 2026, 14:40
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të dyfishohet mbështetja për fëm...
Politike
20 Korrik 2026, 14:16
D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një debat i ndezur mes deputetes së Partisë Socialiste, Z...
Politike
20 Korrik 2026, 14:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretend...