30 Mars 2025, 10:51
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se me programin e tyre qeverisës do të bëjnë që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursë, të diplomohet në mënyrë që të fitojë një vend pune.
Berisha u shpreh gjithashtu se do të mundësojnë kredi të buta për çdo çift të ri për banesë. Ai tha se çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri dhe se nuk do të taksohet për 5 vite.
Sipas tij kryeministri Edi Rama i urrën të rinjtë pasi në 12 vite iu ka ofruar atyre vetëm largimin nga vendi. Berisha bëri thirrje që në 11 maj çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Ramën në të kaluarën.
"Së bashku me Besartin ne kemi folur shumë për programin dhe së bashku me ju, ai ka hartuar një program shumë të mirë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursa, të diplomohen në mënyrë që të fitojnë një vend pune. Por jo vetëm kaq. Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta. Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe.
Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri. Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi. Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.
Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi.
Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
30 Mars 2025, 10:44
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se vitet e fundit jemi përballur me një largim të madh të të rinjve nga v...
Politike
30 Mars 2025, 10:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit me temë...
Politike
29 Mars 2025, 22:08
r.ll
alimehmeti, xhafaj
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ilir Alimehmeti ka nxjerrë blof Etjen Xhafajn kandidatin pë...
Politike
29 Mars 2025, 19:49
r.ll
endri shabani
TIRANË- Kryetari i “Nismës Thurje” Endri Shabani, ka folur sot edhe në lidhje me “ngacmimet” që ...
Politike
29 Mars 2025, 19:25
r.ll
endri shabani
TIRANË- Kryetari i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën po...
Politike
29 Mars 2025, 18:58
B.Z
Ina Zhupa
SARANDAË - Drejtuesja Politike e rrethit Sarandë Ina Zhupa, ishte këtë të shtunë në Sarandë, ku hapi fush...
Politike
29 Mars 2025, 19:00
r.ll
KOSOVË- Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, ka ...
Politike
29 Mars 2025, 18:26
B.Z
Edi Rama
GREQI - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë ...
Politike
29 Mars 2025, 18:16
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në takimin me shqiptarët në Kretë se pas një viti në këtë is...
Politike
29 Mars 2025, 18:09
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në Kretë tha se integrimin e Shqipërisë së BE nuk e ...